8.3 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Albert Krasniqi kishte vrarë një student 17 vjeçar më 2004: Vuajti vetëm 4 vjet burg

I vrari i djeshëm nga babai i tij del se ka pasur të kaluar kriminale. Ai ishte dënuar se kishte vrarë një Serb në Graçanicë në vitin 2004.

Krasniqi këtë dënim e kishte marrë për vrasjen e studentit të Shkollës së Mjekësisë, 17 vjeçarit Dimitrije Popoviqit me anë të një pushke automatike.

Kjo ngjarje është risjellë në publik nga mediat serbe, dhe që besohet të ketë ndodhur më 5 qershor të vitit 2004.

Studenti i ri i mjekësisë besohet të jetë vrarë nga Krasniqi në një dyqan të ushqimit të shpejtë.

Siç përshkruhet, një veturë Audi e drejtuar nga një person tjetër ishte ndalur para kioskës.

Albert Krasniqi ishte gjithashtu në veturë, dhe ishte ai që qëlloi në drejtim të lokalit ku kishte edhe shumë njerëz.

Për këtë krim, Albert Krasniqi ishte dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg, duke vuajtur vetëm 4 prej tyre.

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Deri tek vrasja e biznesmenit ka ardhur pas një përplasje që ai ka pasur paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Related posts

Eurodeputetja gjermane- Kurtit: Ktheju Kushtetutës, s’mund t’u caktosh njerëzve edhe orën kur mund të dalin

dardanianews

FORMOHET KOALICIONI I RI QEVERISËS NË MAL TË ZI – PJESË E MARRËVESHJES EDHE NJË PIKË PËR KOSOVËN

dardanianews

Grenell zbulon prapaskenat: Pati përplasje të pabesueshme mes palës kosovare dhe serbe për emrin e liqenit

dardanianews