Ajo u prit me duartrokitje të fuqishme nga publiku dhe iu hap një televotim për t’u rikthyer në shtëpi.
Me votat e shumta nga ndjekësit, Egli u rikthye mes banorëve.
Pas hyrjes në shtëpi, Egli pati biseda të ndryshme me banorët, mes të cilave një përballje me Rozana Radin.
Rozana e pyeti për distancën që ajo kishte mbajtur ndaj saj dhe nëse kishte ndonjë arsye specifike.“A kam gënjyer?” – e pyeti Rozana, duke iu referuar komenteve të saj mbi sjelljen e Eglit në raport me Gjestin.
Egli pranoi se Rozana nuk e kishte thënë me qëllim të keq, por shtoi: “Ti ke qenë e para që ke iniciuar këtë epitet për mua. Pse kam qenë posesive? Çfarë po bëja unë?”.
Rozana iu përgjigj se këtë mendim nuk e kishte vetëm ajo, por edhe të tjerët në shtëpi, duke argumentuar se Egli shpesh i kishte qëndruar Gjestit nga pas dhe ishte përgjigjur për të.
Pavarësisht përplasjes, Egli u tregua e vendosur në qëndrimin e saj, duke mohuar akuzat dhe duke mbrojtur sjelljen e saj brenda shtëpisë.
Me kthimin e saj, pritet që dinamika në lojë të marrë një tjetër rrjedhë.