November 11, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Kemi çdo arsye për të hyrë në luftë”, Vuçiç kërcënon Kosovën: Kemi armë më të avancuara se të Izraelit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, pas u pyet në lidhje me Kosovën. Sipas Vuçiç, sot Serbia do të kishte arsye për të hyrë në luftë, pasi kapacitetet mbrojtëse të vendit janë rritur ndjeshëm krahasuar me periudhën e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999.

“Tani jemi shumë më të fortë dhe pikërisht për këtë arsye askush nuk do të na sulmojë, por duhet të vazhdojmë të forcohemi”, tha ai.

Vuçiç theksoi se fuqizimi i Ushtrisë së Serbisë është rezultat i rritjes ekonomike dhe investimeve të vazhdueshme në sektorin e mbrojtjes. Sipas tij, vendi zotëron sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake moderne, duke shtuar se Serbia ka siguruar edhe armë të avancuara nga Izraeli, çka ka rritur ndjeshëm gatishmërinë luftarake.Duke folur për Kosovën, ai u shpreh se kjo temë është rikthyer në tryezën e negociatave. Megjithatë, Vuçiç nënvizoi se nuk ka ndërmend ta çojë vendin në luftë dhe se mbetet i përkushtuar ndaj paqes dhe zhvillimit.“Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë, sepse u kam premtuar qytetarëve paqe”, ka deklaruar ai.

Related posts

Gani Geci shpërndan një video të Gjergj Dedajt, i cili tregon si e arrestoi Hashim Thaçi, a do të dëshmojë para Speciales?

dardanianews

Historike: Të hënën nënshkruhet vendosja e raporteve diplomatike Kosovë-Izrael

dardanianews

62 TË SHËRUAR DHE 46 RASTE ME COVID-19!

dardanianews