25.9 C
New York
June 13, 2026
DardaniaNews
Lajmi i funditShowbiz

Kënga e artistëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipës

Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është bërë himni jozyrtar i luftës së Izraelit.

Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa.

Titulli i këngës “Harbu Darbu” fjalë për fjalë do të thotë “shpata dhe sulme”.

Foto: Screenshot/YouTube

Sidoqoftë, në zhargonin hebraik, fraza do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin. Kjo është pikërisht ajo që reperët premtojnë se ushtria izraelite do të bëjë. Kënga ka mbi 18 milionë shikime.

Foto: Screenshot/YouTube

Kënga dhe videoklipi janë në shumë mënyra tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës, sipas mediave izraelite, përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori.

Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë avokuar për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza që nga fillimi i luftës.

Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë. /Telegrafi/

Related posts

Xheneta del nga kriza, merr lajmin e madh për karrierën e saj – Gjesti dhe Egli do të plasin nga inati kur ta kuptojnë

dardanianews

Fejohet Vesa Vllasaliu?, Fotoja që ngriti dyshime

dardanianews

Big Brother Vip”/ Xumi i mërzitur me Eglin: Të ma thotë nuk të pëlqej, rri duke i parë “puçi-puçi” me Gjestin (VIDEO)

dardanianews