Ajo që e ka bërë edhe më të bujshme është edhe ambienti i studios muzikore, ku numër i madh artistesh kanë zbarkuar dhe janë zhvilluar takime intime, të cilat janë filmuar.
Materialet janë publikuar në rrjet dhe kanë qarkulluar në disa platforma, ndërsa më pas janë fshirë nga publikimet fillestare. Materiale të ngjashme kanë qarkulluar edhe në aplikacione komunikimi, përfshirë WhatsApp.
Skandali rreth kompozitorit Adrian Hila ka përfshirë disa emra të njohur të showbiz-it shqiptar. Në materialet që janë shpërndarë online janë përmendur këngëtarja Eli Fara dhe aktorja Monika Lubonja, ndërsa videot kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Emrat e personave të tjerë që pretendohet se shfaqen në materiale nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Eli Fara ka folur për rastin gjatë dëshmisë së saj, duke deklaruar se nuk kishte dijeni për kamerat dhe se, sipas saj, Hila nuk ishte personi që i kishte shpërndarë videot. Ajo ka bërë kallëzim lidhur me publikimin e materialeve.
Ndërkohë, edhe emri i Monika Lubonjës është përmendur në raportimet për videot që kanë qarkulluar. Materialet janë shpërndarë masivisht në rrjete sociale, ndërsa disa prej tyre më pas janë fshirë ose bërë të paarritshme. Përtej Hilës, Farës dhe Lubonjës, në rrjet kanë qarkulluar edhe pretendime për persona të tjerë të njohur, por këto nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe duhen trajtuar me kujdes.
Shiko fotot KETU

