November 21, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Lajmi fundit: Kurti del me propozim të ri për Hamzen, propozon Justina Shiroka-Pula për presidente

Vetëm pak orë pas skadimit të mandatit për zgjedhjen e persidentit, kryeministri Albin Kurti doli me një propozim të ri për kryetarin e PDK-së Bedri Hamza.

Pas refuzimit të kandidaturës së Bekim Sejdiut dhe kundërshtimit të propozimeve të mëparshme për president, Kurti i ka bërë thirrje Hamzës që deputetët e PDK-së të marrin pjesë në një seancë të Kuvendit me dy pika.

Kurti ka propozuar që fillimisht të votohet projektligji për Dhomat e Specializuara, ndërsa më pas deputetët të votojnë për kandidaten për presidente, profesoreshën Justina Shiroka-Pula.

“Atëherë, para jush, propozimin tonë të orës 20:00 ta modifikoj e përshtat. Hamza le të del publikisht pas meje menjëherë që 22 deputetët e PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë në zgjedhjen për president. Ne po ua votojmë ligjin paraprakisht. Seancë me dy pika: projektligji e ka votën tonë dhe mandej votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti.

Ky propozim vjen në një kohë kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit është drejt skadimit dhe partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për kandidatin që do të siguronte votat e nevojshme në Kuvend.

Related posts

Sonila Meço për zjarret: S’ka më lopë e dele që të hanë barin e thatë

dardanianews

Momenti i gjuajtjes me armë: Punëtorit të “Extreme Pizza”-s nuk i trembet syri nga revolja (Video

dardanianews

Shokon Gjokoviq: Isha i infektuar me COVID dhe shkova në një takim me fëmijë

dardanianews