13.8 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

“Këqyre shtrafcigerin, t‘mbys”, logopedi i QKUK-së, denoncohet për sjellje skandaloze ndaj fëmijëve pacient

Ankesë pas ankese për qasje jo të mirë me fëmijët, sjellje të pahijshme me stazhieret, kërcënime e mungesa të vazhdueshme në punë.

Të gjitha këto të adresuara zyrtarisht, por pavarësisht gjithçkaje pothuajse asgjë nuk ka ndodhur, asnjë hetim real. Vetëm heshtje, sa herë përmendet emri i tij.

Madje, edhe kur çështja u përplas në dyert e gjykatës.

Emri i tij u bë i njohur pas një hulumtimit të Insajderit, ku ai dëgjohej duke e ofenduar një vajzë tre vjeçare me autizëm në kliniken e tij private.

Por, ky duket se nuk është rasti i vetëm. “Betimi për Drejtësi”, ka siguruar me dhjetëra ankesa nga prindër e stazhier për të dhe për mungesat e vazhdueshme të tij në punë.

Por, përballë këtyre ankesave dhe shkeljeve të pretenduara nga ana e Fazliut, del t’i këtë mbyllur sytë e gjithë hierarkia e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas stazhieres Diella, ka pasur raste kur Fazliu kishte kërcënuar fëmijët me mjete pune.

“Edhe rasti tjetër menjëherë mbas tij u kanë me një rast me artikulim më duket tingullin “dhe” ka pas me ushtruar fëmija nuk ka mundur me thënë shumë mirë edhe ky e ka marrë shafcigerin edhe ja bojke “thuaj mirë ose këqyre”. Tani thojke duhet me iu thanë qështu se këta ndryshe nuk marrin vesh”, ka thënë ajo.

“S’po më kuptohet saktësisht,  se tash ka ndodhur para do muajve “këqyre shafcigerin”, “Thuaje ose të këqyrë shafcigeri”, diçka kështu. E kam shkruar. Është edhe në letër”, ka shtuar tutje ajo.

Për këto fjalë dëshmitare thotë të jetë edhe Vera.

“Gazetarja: Ju kujtohet shprehimisht cilat kanë qenë fjalët e tij atë ditë?

Vera: E di që pom doket një shrafciger e ka pas edhe ju ka drejtu fëmijës këqyre shrafcigerin t’mbys.

Gazetarja; Domethënë e ka kërcënua me fjalë?

Vera: Po, po.”

Për këto sjellje të Fazliut, të dy stazhieret, nga frika e hakmarrjes, thonë se ankesat në mënyrë të shkruar i kishin drejtuar tek shefja e shërbimit të logopedisë, por duke kërkuar që të qëndronin anonime.

Por vetë, logopedi Fazliu, mohon të ketë ndodhur diçka e tillë.

“Kjo s’ka të bëjë absolut, kurrë. Është e pamundur mua me më ndodhë një send të tillë. A e di çka është e pamundur total. Unë jam shumë miqësor me fëmijët”, ka thënë Fazliu.

Në një rast tjetër, Diella thotë se gjatë seancës, ai në vend se të merrej me fëmijën, bënte zhurmë duke rregulluar dollapin.

Diella, Stazhere

“Rasti i parë ka kanë një me shafciger. Nejse, u kanë një rast tjetër para tij, ku ka trokit me dollap u mundojke me rregullu edhe bojke shumë zhurma edhe fëmija u tutke, edhe nuk e ndalke hiç, se kish parasysh që ishe në seancë”, ka thënë ajo.

Kështu arsyetohet Fazliu.

“Në rast se që kjo ka ra, ka ra, kjo poshtë, e kam marrë unë domethënë praktikisht një minutë me baski e kam rregulluar qata edhe kaq ka pas”, ka thënë ai.

thënë ai.

Related posts

Grenell: Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën

dardanianews

Deklarata e rrallë e Fehmi Lladrovcit për BBC-në: Do të ishte nder i madh, të vdes për Kosovën

dardanianews

Vuçiq: Vjosa Osmani s’donte kompromis, Biden do të na bëjë presion që ta njohim Kosovën

dardanianews