24.6 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kërcënohet kryeredaktori i “Bota sot” Idriz Morina, me jetën e familjes!

Të dielën në mbrëmje, një telefonatë iu bë kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, Idriz Morina, me mesazhe të qarta kërcënuese, për jetën, drejtuar familjes së tij.

Në një bisedë telefonike disa minutëshe kërcënuesi, disa herë ia ka kërcënuar familjen, nëse nuk i lë shkrimet.

“Lej shkrimet më, nuk ke pse shkruan më, e dimë nga je, të gjitha. Nuk është koha për ty, të shkruash…”, duke vazhduar me kërcënimin e familjes, pjesë të cilën nuk duam ta publikojmë, por, që e disponon edhe policia e Kosovës.

Rasti është regjistruar në polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.

Nuk është ky kërcënimi i parë që i bëhet kryeredaktorit Idriz Morina vetë atij dhe me kërcënime për familjen, gjatë punës si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor prej më shumë se 20 vitesh.

Por, pavarësisht të gjithave e vërteta nuk ndalet, redaksia e “Bota sot” vazhdon ta artikulojë të vërtetën, për krimet e kryera gjatë apo pas luftës, pavarësisht që dikujt nuk mund t’i pëlqejnë.

Institucionet e Kosovës kanë premtuar sundimin e rendit dhe ligjit, dhe i bëjmë thirrje që të veprojnë në mënyrën më të mirë.

Redaksia e “Bota sot”.

Related posts

SHIK-u në duart e Gjykatës Speciale!

dardanianews

Përplasja e ashpër mes Profesorit të Parisit dhe Dardan Gashit: “Nuk iu bëjnë keq dy-tre ligjërata, ti asgjë nuk dinë, vjen me sha prej France”

dardanianews

Kurti: Kushtetuesja nëse s’dëshiron t’i nxjerrë vetës punë, e ka punën shumë të kollajshme

dardanianews