November 14, 2026
DardaniaNews
Lajme

Kërkoi ballafaqim me ata që janë pro dënimit të 4’shes së UÇK, Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni

Gani Geci i është përgjigjur publikisht ftesës së Xhavit Halitit për një debat ballë për ballë me personat që janë pro dënimit të ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë.

I ftuar në një emision në Tëvë 1, Haliti shprehi gatishmërinë që të zhvillojë debat të drejtpërdrejtë me personat që nuk dëshirojnë lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, nga burgu.

“Ka edhe të tillë që nuk dëshirojnë t’i ndihmosh dhe të mbesin aty brenda në burg. Po shoh në komente edhe në media njerëz të cilët po flasin eksplicit politikisht. Ka plot të cilët nuk e dëshirojnë lirimin e tyre. Unë sot nuk kam me diskutu për këtë temë, sepse unë kam qejf me debatu për këtë temë me ata drejtpërdrejt dhe me ua tregu edhe letrat e tyre”, ka deklaruar Haliti.

E nuk ka vonuar shumë e i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gani Gecit.

Në lajmin e shpërndarë nga Paparaci, Geci ka thënë se është kundër atyre që e kanë shkruar Komunikatën nr. 59, ndërsa shprehu gatishmëri për t’u përballur me Xhavit Halitin.

“Unë jam kundër atyre që e kanë shkruar Komunikatën nr. 59 kundër meje dhe familjes sime. Kur doni kush po don debat me mua, le ta zgjedhin vetë edhe televizionin, edhe moderatorin”, ka thënë Geci.

Related posts

Baton Haxhiu për zgjdhjet në PDK, tregon kush është kryetari i duhur sipas tij

dardanianews

Ukraina shkatërron tubacionin kryesor rus pranë Moskës

dardanianews

Presidentja e Kosoves “Shote Galica” shqiptare po ja thote troç ne sy kete gje serbise dhe kjo gje po i shqeteson ata

dardanianews