Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Fellanza Podrimja përmes një status në Twitter ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor të Kosovës, se kanë dalë në anën e atyre që po e sabotojnë vendin tonë me reagimet kundër taksës dhe reciprocitetit.Sipas këshilltares së Albin Kurtit, aleati kryesor i Kosovës po e përkrahë Serbinë në çdo formë të mundshme.Ndërkohë, duke arsyetuar taksën dhe reciprocitetin, ajo thirret në standardet e CEFTAs dhe ato të GATT.
Kjo është hera e parë që në një mënyrë një qeveri e Kosovës akuzon SHBA-në për sabotazh ndaj vendit tonë.“Pse po ja mbani anën Serbisë e cila në çdo mënyrë po e saboton Kosovën?”, shkruan nder të tjera ajo.