3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Uncategorized

Kështu LDK mund t’i fitojë zgjedhjet, analisti tregon se cili vendim dëmtoi qeverinë Kurti

Dje Gjykata Kushtetuese vendosi se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020, për kufizimin e lirisë së lëvizjes, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Gjykata vendosi njëzëri se Vendimi [nr. 01/15] i 23 marsit 2020 i Qeverisë nuk është në përputhshmëri me nenin 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës në lidhje me nenet 35 [Liria e Lëvizjes], 36 [E drejta për privatësi], 43 [Liria e Tubimit] të Kushtetutës dhe me nenin 2 (Liria e lëvizjes) të Protokollit nr. 4, nenin 8 (E drejta për jetë private dhe familjare) dhe nenin 11 (Liria e tubimit dhe asociimit) të KEDNJ-s”, thuhej në vendimin e gjykatës.
ykata konstatoi se këto kufizime që janë bëre nga qeveria nuk janë të përcaktuara me ligj andaj biejnë në kundërshtim me garancitë që përmbajnë nenet 35, 36 dhe 43 të kushtetutës.

Për të komentuar këtë vendim, “Bota sot”, ka folur me njohësin e çështjeve juridike-kushtetuese.

Juristi Blerim Burjani, duke e komentuar vendimin e djeshëm nga Kushtetuesja ka thënë se vendosja e masave të jashtëzakonshme që kufizojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut është edhe problem ndërkombëtar.

“Është dhe ishte e qartë se vendosja e masave të jashtëzakonshme që kufizojnë lirinë dhe të drejtat e njeriut është edhe problem ndërkombëtar, pra janë edhe madje edhe konventat ndërkombëtar që nuk mund të neglizhohen ose të kundërshtohen në asnjë situatë, pa ndonjë organ shtetëror dhe në përputhje me këto konventa mund të ndodhë ky kufizim i lirisë së njerëzve, pra është mjaft shumë serioze për një shtet demokratik marrja e ndonjë mase të këtillë ekstreme pa ndonjë arsye të fuqishme për rrethanat”, ka thënë Burjani.
urjani shpjegon gjithashtu se situata emergjente në Kosovë rregullohen me Kushtetutë, dhe kompetenca të vetme ka Kuvendi.

“Pra, veprimet në situata emergjente në Kosovë rregullohen me Kushtetutë, dhe kompetenca të vetme ka Kuvendi përmes ndonjë ligji që mund të kufizojë këto liri për një periudhë sa më të shkurtër, pra kishte mos dije në qeveri për këtë çështje dhe nuk është e mjaftueshme në ligjin e shëndetësisë në rastet epidemive, pra gjithmonë kërkohet zbatim i i ndonjë ligji që është nxjerr nga kuvendi dhe për periudhë të caktuar kohore”, është shprehur ai.

Majde, ai konsideron se ky vendim, qeverisë aktuale ka bërë dëme shtesë si dhe e ka sanksionuar si të paligjshme me veprime antikushtetues.
Normal së këtë qeveri që është në ikje i ka bërë dëme shtesë ky aktgjykim dhe këtë qeveri në ikje e ka sanksionuar si të paligjshme dhe veprim antikushtetues, kjo qeveri edhe ashtu është e shkarkuar, s’ka çka shkarkohet më, në të kundërtën ishte shkarkuar prapë me ketë aktgjykim të gjykatës, pra kufizimi i lirisë me vendim qeveritar, cilësimi ishte i rëndë, politikisht në të ardhmen pak mund t’i bëjë dem këtij subjekti, por përderisa PAN-i në skenë politike po stimulojnë VV-në që të fitojë elektorat kjo tash më po dihet jo që Vetëvendosje vyen për diçka, por ekstrem i kundër të keqes nga PAN si keqqeverisjes dhe përfitues të mëdhenj nga paraja dhe asetet publike pra këtu është problemi”, ka shtuar ai.

Krejt në fund, juristi ka theksuar se LDK në këtë kohë duhet të jetë e kujdesshme, dhe të bëjë politikë të matur dhe efektive, dhe nëse i shfrytëzon këto në mënyrën më të mirë mund të jetë subjekt i fitues i zgjedhjeve të ardhshme.

“Tash nga LDK kërkohet të jetë shumë e kujdesshme apo më tepër e kujdesshme për shkak se është një subjekt me liberal krahasuar me këto dy ekstreme si PAN-i dhe VV-ja, pra nëse LDK din të bëjë politik të matur dhe efektive mund të jetë subjekt i fitues i zgjedhjeve të ardhshme, pra nëse shfrytëzon këto dy ekstreme të mbrapshta në vend që mbretërojnë”, ka përfunduar analisti dhe njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Related posts

Italianja e infektuar me koronavirus në Kosovë ishte me 500 gra në një aheng

dardanianews

Vjosa Osmani: Le të ma tregojnë derën edhe e shohim kush po del i pari nga LDK

dardanianews

U arrestua pasi kërcënoi presidentin, familja Boletini vjen më një letër të fuqishme drejtuar Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

dardanianews