July 26, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëShowbiz

Kishte bërë ish-gruan për spital, zbardhet sherri mes Albert Krasniqit dhe të atit para vrasjes, biznesmeni i kërkoi të dorëzohej në polici

Pavarësisht se dyshja ishin divorcuar, marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar dhe Albert Krasniqi kishte ushtruar dhunë mbi të, madje duke bërë që Gashi të përfundonte në spital. Madje pak para se të ndodhte krimi i rëndë në qendër të Prishtinës, Skënder Krasniqi ka debatuar me të birin dhe i ka kërkuar që të dorëzohej në polici.
Featured image of article: Kishte bërë ish-gruan për spital, zbardhet sherri mes Albert Krasniqit dhe të atit para vrasjes, biznesmeni i kërkoi të dorëzohej në policiAlbert Krasniqi dhe Besa Gashi

Albert Krasniqi, biznesmeni që u vra nga babai i tij Skënder Krasniqi në Prishtinë një natë më parë, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës. Mediat e Kosovës shkruajnë se Krasniqi kërkohej nga autoritetet pasi akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Besa Gashi, me të cilën ka edhe një vajzë.

Pavarësisht se dyshja ishin divorcuar, marrëdhënia mes tyre ishte e tensionuar dhe Albert Krasniqi kishte ushtruar dhunë mbi të, madje duke bërë që Gashi të përfundonte në spital. Madje pak para se të ndodhte krimi i rëndë në qendër të Prishtinës, Skënder Krasniqi ka debatuar me të birin dhe i ka kërkuar që të dorëzohej në polici.

Ky i fundit nuk ka pranuar dhe të dy janë përplasur fizikisht, gjë që ka degraduar në përdorimin e armës që solli vdekjen e Krasniqit.

Në orën 17:00, pasdite e djeshme, Skënder Krasniqi telefonoi policinë për tu dorëzuar dhe u tha se kishte vrarë të birin. Familja Krasniqi njihet si një prej familjeve më të pasura në Kosovë dhe biznesmenë të fuqishëm në fushën e ndërtimit.

Related posts

Xheneta Fetahu shpreh pëlqim ndaj banorit të ri, Fitimit?

dardanianews

Njëra shoqe ia mori burrin, por ja çfarë bën Vesa tani për shoqen tjetër

dardanianews

Nuk ka më dyshime, Ledri dhe Xhensila janë bashkë/ FOTO-t nga pushimet që “i nxorrën zbuluar”!

dardanianews