13.4 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Kjo është 26 vjeçarja që dyshohet se ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë

Një 26 vjeçare, ka vdekur sot pasi ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë të Prishtinës në rrethana ende të dyshimta.

Gazeta Insajderi mëson se vajza që mbeti e vdekur është Xheneta Ejupi.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se kanë nisur hetimet lidhur me rastin.

“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.

Related posts

Kaos në Moskë, mbyllet qielli, Rusia “në flakët” e luftës, Ukraina kryen sulm masiv me dronë

dardanianews

A janë të përfshirë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në vrasjen e komandant Drinit?

dardanianews

“Godet” Prifti At Nikolla Xhufka: Manastiri i Deçanit është i shqiptarëve, nuk ka kisha serbe në Kosovë

dardanianews