28.8 C
New York
July 26, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Maqedonia e Veriut paralizohet nga virusi

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë e re infektimi me virusin Corona. Shtimin e rasteve autoritetet e lidhin edhe me festimet e Bajramit dhjetë ditë më parë.

Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shkak të shpërthimit të një vale të re të virusit Corona. Shifra rekord e së premtes me 177 raste të reja të regjistruara, pasohet nga një tjetër 125 infektime të shtunën, njoftojnë mediat gjermane, duke u bazuar tek autoritetet vendase të shëndetësisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndërkohë duke vendosur ndalim qarkullimi 80 orësh për qytetet e komunat më të prekura. Që të enjten në mbrëmje u vendos ndalim qarkullimi, i cili përfundon në orën 5 të mëngjesit të hënën. Për pjesën tjetër të vendit vlen ndalimi i qarkullimit natën. Një ndalim i plotë i lëvizjes është vendosur në Shkup, qytetin industrial Stip dhe disa zona të banuara me shumicë shqiptare.

“90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje

Image

Takim i krerëve të politikës maqedonaseveriore në Shkup

FOTO GALERI

Ekspertët e lidhin shpërthimin e valës së re të pandemisë me rastet e reja në një fabrikë ëmbëlsirash, si edhe me takimet familjare përgjatë festës së Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit. 90% e rasteve të Coronës vijnë nga 15 familje, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Venko Felipce të premten. Infektimet vijnë si pasojë e mosrespektimit të rregullit për mënjanimin e grupimeve me njerëz. Por kjo valë për shkak të shtimit të testimeve do të vendoset shpejt nën kontroll, është shprehur Filipce.

Në Maqedoninë e Veriut deri të dielën kanë qenë të regjistruar 2915 vetë me virusin Sars-CoV-2. Deri më tani kanë humbur jetën 151 vetë./DW

 

Related posts

Vdiq duke luajtur futboll, sot varroset mjeku nga Gjilani

dardanianews

Gjermanët thonë se nuk ia shesin firmën Trumpit, nëse zhvillojnë vaksinën do ia japin tërë botës

dardanianews

Cunam! Cunam! Cunam!’/ Berisha poston foto nga pjesëmarrja masive

dardanianews