27.4 C
New York
May 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kolona të gjata në Rrugën e Kombit, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë, destinacionin kryesor për pushime.

Për pasojë, lëvizja në Rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme paraqitet e rënduar.

Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, ata kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit.

Disa javë më parë, qeveria e Kosovës, vendosi si masë kufizuese anti Covid, kalimin e kufirit, vetëm më testin negativ PCR të koronavirusit.

Kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk është nevojë për testin negativ, për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, Shqipëria ka dalë nga lista e kuqe e vendeve, që paraqesin risk të lartë të pandemisë Covid 19.

Related posts

Ekzekutohen pagat sipas Ligjit të ri, reagojnë Ministria e Financave dhe ajo e Punëve të Brendshme

dardanianews

Gati të nisë lufta? Rusia bën gati armët, 6 luftanije nisen drejt Detit të Zi

dardanianews

Më 10 shtator 1922 u bë shpallja e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare nga Fan Noli

dardanianews