1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Konjufca, Lushtakut: Le ta mbrojë UÇK’në shoku yt që u përkul para pllakës serbe

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konufca, i ka thënë ish-kreut të Skenderajt, Sami Lushtakut, me ironi le ta mbron UÇK’në shoku yt që u përkul para pllakës serbe, duke aluduar në presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Konjufca tha se këtë veprim Thaçin e bëri për t’i hyrë në qejf Serbisë.

“Ani thuaj Lushtakut le ta mbron UÇK’në shoku yt që iu përkul pllakës serbe në të cilën thuhet se UÇK është terroriste. Që e bëri një veprim të tillë vetëm për t’i hyrë në qejf Serbisë”, ka thënë Konjufca në Debat Plus.

Ky reagim erdhi pasi Lushtaku i tha kreut të VV’së, Albin Kurtit, se ky i fundit nuk ka ndjeja për UÇK’në.

Për ta mbrojtur një vlerë, atë vlerë duhet ta kesh tënden ose së paku të dëshmohesh se sadopak e ndjen atë, e kjo i mungon Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Lushtaku.

 

Related posts

Arbana apo Luana: Mësohet kush do e prezantojë ‘Big Brother VIP

dardanianews

A janë këta themeluesit e vërtetë të UÇK-së apo ata që propagandojnë ende?! A e kishte pjesa më e madhe e UÇK-së komandant Suprem Rugoven!?

dardanianews

Me Faton Bislimin- Kryetar , LDK-se do jetë një dhe unike!

dardanianews