8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kosnett: Është i qartë fakti se mospajtimet mes SHBA’së dhe Qeverisë Kurti luajtën rol në prishjen e koalicionit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Kallxo.com, e ka konsideruar si të qartë faktin që dallimet në qasje ndaj disa politikave të SHBA’së dhe Qeverisë Kurti kishte luajtur rol në ndarjen e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rënie të legjislaturës së gjashtë.

“Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen”, ka thënë ai.

Tutje, Kosnett ka thënë se rënia e Qeverisë Kurti ishte në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

“Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka shtuar tutje diplomati amerikan në Kosovë.

Ndër të tjera, ambasadori amerikan në Kosovë ka folur edhe për situatën aktuale të opozitës. Për ta, Kosnett thotë se po provojnë të tërheqin votues.

“E tani po e shohim qëndrimin e partive opozitare në Kosovë dhe më duket se LDK dhe PDK po e shqyrtojnë seriozisht çështjen se si t’i tërheqin votuesit. P.sh. ata e panë që gratë dhe të rinjtë votuan për ndryshim; votuan për një qeveri, një koalicion që premtoi se do të ndërmerrte përpjekje serioze kundër korrupsionit”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Related posts

Nuk bleu rroba për një vit, biznesmeni kosovar i jep kursimet e mbledhura për fëmijët në nevojë

dardanianews

Blerim Latifi kritikon Atifete Jahjagën: Ka bërë aq shumë ndërhyrje kirurgjike sa mezi njihet

dardanianews

“Ishalla ju futet Serbi t’ju lërë shtatzëna”, Fifi e tmerruar nga mesazhet: Publikon identitetin e burrit që i komentoi

dardanianews