9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Kosova ka qenë pjesë e Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare”, mediat e Beogradit në ekstazë pas deklaratave të Presidentit kroat: Bravo vëlla serb!

Pas deklaratave të Presidentit të Kroacisë Zoran Milanovic se Kosova ka qenë pjesë e Serbisë dhe se është aneksuar nga bashkësia ndërkombëtare, gazeta kroate, “Jutarnj list” shkruan se mediat serbe kanë shpërthyer në ekstazë.

Madje disa tabloide në krah të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, e kanë quajtur Milanoviçin “vëlla serb”.

“Bravo vëlla serb, gëzuar, Zoki ti je i yni”. janë disa komente në titujt e këtyre mediave.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka mbajtur një konferencë për media në Petrinja, nga ku foli për luftën në Ukrainë, duke u shprehur kundër dërgimit të armëve atje.

 

Ndër tjerash, ai gjeti shkas të flasë edhe për Kosovën, duke thënë se ajo u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare. Tani, sipas Milanoviçit, Rusia po e bën të njëjtën në Ukrainë, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

“(Kosova) është rrëmbyer nga Serbia. Kosova është marrë nga Serbia, a është kështu? A e kemi njohur Kosovën, po e kemi njohur. Unë jam prapa Kosovës, por pasi kjo është bërë njëherë (aneksimi), pra pa vullnetin e shtetit (Serbisë), të cilës Kosova i ka takuar e kjo ka qenë Serbia, respektivisht Jugosllavia, e cila për ne nuk është shtet mik dhe as që jemi brengosur për ta, ka qenë vetëm çështje kohe se kur Rusia apo dikush tjetër do të bëjë të njëjtën dhe kjo tani po ndodh”, ka thënë ai.

Presidenti kroat vazhdoi më tej dhe dikur tha se “nuk është në pyetje kontestimi i Kosovës”.

 

 

Related posts

Bashkëluftëtari i Sali Çekajt i kundërpërgjigjet Xhavit Halitit dhe Bardhyl Mahmutit

dardanianews

Mustafa komenton darkën e mbrëmshme në Berlin, Kurtin nuk e quaj tradhtar

dardanianews

Djali i Çun Lajçit ther veten me thikë dhe kanos prindërit, aktori e denoncon për dhunë në familje

dardanianews