Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betejën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën komunale me parti të ndryshme politike.
Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha.
Në këtë betejë morën pjesë shumë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare.
Rrustem Berisha, ishte komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
Ashtu si shumë ish-luftëtarë tjerë edhe Berisha pas luftës iu fut jetës politike.
Pas disa pozitave në legjislativ dhe ekzekutiv që ka mbajtur në të kaluarën, Rrustem Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit do të synojë të marrë postin e kryetarit të Pejës.
Për këtë pozitë ai është kandiduar nga subjekti politik AAK.
Anton Quni në Betejën e Koshares ishte komandant i batalionit diverzanto-vezhgues i njohur si “Delta”.
Quni që luftoi krahë për krahë me Rrustem Berishën në Koshare po ashtu vendosi t’i futej politikës në kohë paqeje.
Ai iu bashkua LDK-së dhe nën logon e kësaj partie dhe është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura.
Anton Quni në zgjedhje lokale është kandiduar nga LDK në garën për kryetarë të Prizrenit.
Krahë për krahë me Berishën e Qunin në Koshare luftoi
Në foto nga e majta heroi Sali Çekaj, Rrustem Berisha, Anton Quni, Hisen Berisha, Sadri Lokaj, etj.
Rrustem Berisha, Anton Quni e Xhafer Gashi ishin komandantë të UÇK-së në Betejën e Koshares, por në kohë paqeje ata synojnë të fitojnë garën komunale me parti të ndryshme politike.
Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha.
Në këtë betejë morën pjesë shumë djem e vajza nga të gjitha trojet shqiptare.
Rrustem Berisha, ishte komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare.
Ashtu si shumë ish-luftëtarë tjerë edhe Berisha pas luftës iu fut jetës politike.
Pas disa pozitave në legjislativ dhe ekzekutiv që ka mbajtur në të kaluarën, Rrustem Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit do të synojë të marrë postin e kryetarit të Pejës.
Për këtë pozitë ai është kandiduar nga subjekti politik AAK.
Anton Quni në Betejën e Koshares ishte komandant i batalionit diverzanto-vezhgues i njohur si “Delta”.
Quni që luftoi krahë për krahë me Rrustem Berishën në Koshare po ashtu vendosi t’i futej politikës në kohë paqeje.
Ai iu bashkua LDK-së dhe nën logon e kësaj partie dhe është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura.
Anton Quni në zgjedhje lokale është kandiduar nga LDK në garën për kryetarë të Prizrenit.
Krahë për krahë me Berishën e Qunin në Koshare luftoi edhe Xhafer Gashi.
Gashi synon edhe një mandate tjetër në krye të Obiliqit përmes Iniciativës Qytetare të Obliqit.
Ndërkohë edhe një ish-komandant tjetër në Koshare i futur në politikë ka përfunduar në një parti tjetër politike.
Komandanti i batalionit të parë “Bashkim Jasiqi” i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Hisen Berisha politikës i hyri si anëtarë i PDK-së.
Pavarësisht se ai nuk garon në zgjedhje komunale, këto ditë ai është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi Uran Ismaili la mandatin e deputetit për të garuar në Prishtinë si kandidat i PDK-së./Telegrafi