8.3 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Lajme

Kreativiteti i kosovarëve: Del në shitje bakllava ‘Lul Raka’

Për shkak të pandemisë së Covid-19 në shumë vende të botës, përfshirë edhe në Kosovë, besimtarët myslimanë e kanë falur namazin e bajramit në shtëpitë e tyre. Por gjatë festës së Bajramit në të gjitha shtëpitë e kosovarëve e pranishme gjithmonë është bakllavaja. E një grup është treguar kreativ dhe këtë lloj të ëmbëlsirës e ka emëruar me emrin e mikrobiologut Kosovar ‘Bakllava Lul Raka’, shkruan Gazeta Express.

Pandemia Covid-19 ka prekur edhe Kosovën ku vendi deri më tani ka 1 mijë të infektuar e 29 të vdekur. Por mburojë e gjithë kësaj kohe për qytetarët tanë kanë qenë mjekët e policia.

Por një grup në rrjetin social facebook është treguar kreativ gjatë kësaj feste.

“Kjo lloj e bakllaves original quhet ‘Lule Bakllava. Por ne për hir të njërit nga emrat kryesor të betejës kundër pandemisë Covid-19, vendosëm që këtë vit ta emërojmë Bakllava Lul Raka”, thuhet në njoftimin e adminëve në faqen Maniakët e Kuzhinës në facebook.

 

 

 

Related posts

Sa para i ka në konto Endrit Thaçi djali i presidentit

dardanianews

LDK PO SILLET RRETH BOSHTIT, APO PA DALJE NGA RRETHI I ZEROS

dardanianews

Babai ideologjik i LVV’së, kërkonte që të bëhej shkëmbimi i territoreve me Serbinë

dardanianews