28.3 C
New York
June 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Krisje Rusi-Serbi? Zyrtarja serbe: Po abuzon me miqësinë tonë/ Reagon Lavrov

Moska nuk po tenton të abuzojë me marrëdhëniet miqësore të Serbisë me Rusinë: me këtë koment, Ministria e Jashtme ruse është përpjekur të mohojë deklaratën e zëvendëskryeministres serbe Zorana Mihajloviç për ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, e cila po shihet si shenjë e një krisjeje në aleancën e hekurt mes dy vendeve.

Mihajloviç tha se Lavrovi po abuzonte me faktin se Beogradi nuk kishte vendosur sanksione kundër Rusisë dhe po përpiqej të tregonte se Serbia është duke mbështetur sulmin e Moskës në Ukrainë.

Zyrtarja e lartë serbe po ashtu kujtoi se vendi i saj votoi në favor të një rezolute të OKB-së që dënonte agresionin rus.

Në reagimin e ministrisë së jashtme në Moskë thuhej se “Mihajloviç ishte qartazi e keqinformuar për realitetin e marrëdhënieve mes dy vendeve”.

“Vlerësimet dhe deklaratat e zyrtarëve rusë nuk japin as shkak dhe as të drejtë për askënd që të na fajësojë për insinuata apo përpjekje për të ‘abuzuar’ me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore dhe të vërteta me Serbinë, të cilat padyshim janë të ndërtuara mbi barazinë, respektin dhe mirëkuptimin reciprok”, shtohet ne komentin e institucionit të drejtuar nga Lavrov.

Në përpjekje duket për të zbutur Beogradin, deklarata vazhdon më tej me pohimin se Rusia e respekton dëshirën e Serbisë për të mbajtur një linjë të ekuilibruar, sidomos në lidhje me sanksionet perëndimore kundër Moskës.

Në muajin qershor, Lavrovi u detyrua të anulonte vizitën në kryeqytetin serb, pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ia mbyllën hapësirën e tyre ajrore. Top Channel

Related posts

E thotë Haziri: Mund të befasoheni kur LDK-ja ta propozojë kandidatin për kryeministër

dardanianews

Defekt në teleferik, 6 nxënës dhe një mësuese mbeten të varur në mbi 270 metra lartësi

dardanianews

Ministrja Vlora Dumoshi shpërndanë një foto me një nga zyrtarët e lartë të LDK-së, a po paralajmëron se ky do jetë kandidati i tyre për kryeministër

dardanianews