16.5 C
New York
June 7, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Deklarata për ndarjen e Kosovës, edhe presidenti Thaçi i reagon ashpër analistit amerikan

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së analistit amerikan Edward Joseph, i cili ka thënë se qëllimi i takimit të fundit në Uashington mes Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit, ishte të arrihet marrëveshja finale, për të cilën ai ka thënë se është marrëveshja e njëjtë për të cilin ishin dakorduar gjatë mandatit të Federica Mogherinit.

Thaçi në një postim në Twitter, ka thënë se është zhgënjyese se si disa analistë me lehtësi krijojnë planet e tyre fiktive për shkëmbim territoresh ndarje, autonomi dhe ua atribuojnë atyre. që sipas tij, janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike mes Kosovës e Serbisë.

“Është zhgënjyese të shohësh se si disa analistë me kaq lehtësi krijojnë planet e tyre të fiktive (për shkëmbim tokash, ndarje, autonomi) dhe t’ua atribuojnë atyre që janë duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e e lajmeve të rreme nuk ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi.

Related posts

“Isa ka frikë se Abdixhiku do t’ia marrë partinë”, njohësit e politikës komentojnë tensionet në LDK

dardanianews

Banorët e Prishtinës duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, prej sot e deri të premten

dardanianews

Zeka: Kjo parti do ta marrë mandatarin për Qeverinë e re, Kurti më i rrezikshëm se pandemia

dardanianews