5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kryediplomati gjerman: Kosova është kusht për hyrjen e Serbisë në BE

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për këtë të fundit që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Rregullimi i marrëdhnieve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Afatet ose disa dinamika të paracaktuara për anëtarësim në Bashkim nuk ekzistojnë, por do të ishte mirë nëse negociatat me Serbinë janë më dinamike. Fakti që Qeveria e Serbisë ka njohur domosdoshmërinë e reformave është një fakt që na bën të lumtur. Kur bëhet fjalë për zbutjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE do të jetë një partner me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sigurojë rajonit një ndihmë prej rreth 12 miliardë euro”, ka thënë kryediplomati gjerman në një intervistë për mediumin serb Kurir, transmeton Gazeta Express.

I pyetur se çfarë zgjidhje për Kosovën është e pranueshme nga Gjermania, status-quo, konflikt i ngrirë, ndarje e Kosovës apo njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve është një nga kushtet kryesore për Serbinë që të futet në BE.

“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku. Kjo përfshin vënien në dukje të avantazheve për njerëzit, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë. Rregullimi i këtyre marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër për Serbinë. Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE me të Dërguarin Special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass.

 

 

Related posts

Zbulohen detaje nga një kabllogram gjerman për një vizitë në Kosovë në vitin 1991: Ja çfarë u tha Rugova tre diplomatëve evropianë – pse dikush në Gjermani ‘nuk e pëlqente Surroin’

dardanianews

E fundit! Cristiano Ronaldo jep lajmin e hidhur, vdes djali i tij i vogël

dardanianews

Ekskluzive: Nga java e ardhshme INDEKSONLINE publikon përgjime mes politikanëve kosovarë

dardanianews