26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

VEPRIMTARI I SHQUAR, LDK NË MES UJQËRVE TË KUQ!

Nga Saim Tahiraj:

Spektri politik në Kosovë është i dizajnuar në atë formë që asnjëherë nuk ka prodhuar një qeveri stabile. Te gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë nuk janë të profilizuar,me përjashtim të LDK-së. LDK është e vetmja parit politike që është e profilizuar si parti e qendrës së djathtë dhe është anëtare e partive popullore Evropiane. Partitë tjera si PDK, VV, AAK, NISMA dhe disa parti minore janë pjellë e LPK-së.Të gjitha këto parti janë me orientim të majtë,sado që ato deklarohen si të djathta. LDK-ës është në një luftë të rrezikshme me këto parti, do thoja në mesë të ujqërve të kuq të cilët me ç’do kusht dëshirojnë shkatërrimin e saj. Pozicioni politik i LDK-së është shumë i pavolitshëm në këtë arenë gladiatorësh. Nese LDK do qëndronte në opozitë dhe pushtetin apsolut ta kenë këto parti majtiste, dëmi për shtetin do jetë shumë i madh, ndoshta i pariparueshëm. Kjo është vërtetuar në vazhdimësi dhe u vulos së fundmi me VV-në . Aty ku nuk është LDK si parti shtetformuese dhe shtetndertuese nuk ka shtet të mirëfilltë. Duke u nisur nga ky fakt, LDK detyrimisht duhet të jetë në pushtet për të pasur shtet të mirfillt,porë për të qenë në pushtet duhet një koalicion me partitë  tjera. Fatkeqësisht ky është spektri politik në Kosovë dhe domosdoshmërisht duhet të zgjedhësh dike nga partitë e majta.Kësaj radhe zgjodhi AAK-në dhe NISMËN , me fuqi politike më të vogël se sa kishte VV-ja. Kjo taktikë politike e LDK-së është më e mira e mundshme, sepse fuqia politike e LDK-së është shumë më e madhe. Nese ke Kryeministrin dhe shtatë ministri fuqia vendimmarrëse e LDK-së është shumë më e madhe, se sa ajo me VV-në ku kishim zëvendëskryeministrin dhe pesë ministri.Shto edhe ate qe kemi pas një Kryeministër diktatorë i cili vepronte pa pyetur fare ministrat dhe zv.kryeministrin nga LDK. Këto koalicione janë të domosdoshme sepse ky është spektri politik në Kosovë.Këtë e filloj Presidenti Rugova me koalicionin e gjerë dhe pastaj me AAK-në,andaj janë të paqëndrueshme akuzat e disa të ashtuquajturve Rugovista kundër këtij koalicioni,  gjëja se po e mbrojnë Rugovizmin. Une në vazhdimësi kamë qen kundër këtyre koalicioneve me këto parti majtiste,por fatkeqësisht ky është realiteti dhe e vetmja mundësi realiste!
Të gjitha këto zhvillime politike që po ndodhin në Kosovë që nga çlirimi e deri më sot,detyrimisht shtrojnë nevojën e ndryshimit të spektrit politik në Kosovë.Ndryshimi do arrihet vetëm me krijimin dhe forcimin e bllokut të mirëfilltë të partive të djathta ,siç janë : LDK, PSHDK, PBK, PNDSH. Këto parti politike e kanë obligim Historik që të ulën dhe te bisedojnë seriozisht për format dhe modalitetet organizative të cilat do i forcojnë këto parti politike me orientim të djathtë.Vetëm e djathta e vërtetë mundë ta shpët
oj Kosovën nga kjo katrahurë politike. E them këtë sepse partitë e majta shqiptare janë larg të majtës Evropiane, ato ende vuajnë nga mendësia e të majtës komuniste pan sllave.

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Përfundon takimi Thaçi-Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë

dardanianews

Dieta me vezë të ziera që ju ndihmon të humbni 10 kg në vetëm 14 ditë

dardanianews

Rritje shqetësuese e rasteve të reja, Ministria publikon raportin

dardanianews