August 25, 2026
DardaniaNews
FeaturedMoti

Kthesa e motit: Palajamërohet shi e erë e fuqishme – ky është parashikimi për sot

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasdites e deri në mbrëmje pritet kalimi i sistemit frontal, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.

Meteo Kosova ka njoftuar se reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje bore.

“Meqenëse cikloni që vie nga Evropa Perëndimore ka shtrirje deri në Afrikën Veriore, do të bartë me vete koncentrime të larta të pluhurit Saharian, duke bërë që reshjet të përzihen me baltë.

Era do fryjë nga juglindja, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-80 km/h! Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.” – thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/

Related posts

Pritje vëllazërore, Erion Veliaj mirëpret Përparim Ramën me ceremoni zyrtare në Tiranë

dardanianews

Pandora Papers’ trondit botën/ Edhe një politikan shqiptar dhe 13 kompani të lidhura me Shqipërinë në listë

dardanianews

Reagon edhe Anton Quni pas deklaratës së Shkëlzen Gashit: Serbët e zënë rob nga Brigada 138 sot janë…

dardanianews