8 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Kujtesa” ndërprenë pa paralajmërim transmetimin e kanaleve të “Digitalb”, revoltohen klientët që paguajnë ekstra për to

Ka rreth 24 orë që platforma televizive “Kujtesa” ka ndërprerë transmetimin e kanaleve të Digitalb-it. 

Ndërprerja e kanaleve ka ndodhë pa asnjë paralajmërim për klientët, përkundër se kompania “Kujetsa” nga maji i këtij viti ka njoftuar se do të ketë ekskluzivitetin për transmetimin e kanaleve “Digitalb”.

Me shtimin e kanaleve “Digitalb”, platforma televizive dhe e internetit “Kujtesa” i ka rritur edhe çmimet për abonentët e saj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Për t’i parë këto kanale, të cilat që gati një ditë të plotë nuk ofrohen më, klientët e “Kujtesa”, muajin e fundit janë ‘detyruar’ të abonojnë pakon mujore me çmimin 24.50 Euro. Secila pako nën këtë çmim, nuk i ofron këto kanale që sot nuk ofrohen as për abonuesit e pakove “Premium”.

Ata që kanë lidhur kontrata më herët, paguajnë çmime edhe më të larta në muaj, për këto kanale, që arrijnë deri në rreth 30 Euro në muaj.

Nuk dihet ende nëse ky është vetëm një problem teknik, apo nëse “Kujtesa” e ka humbur ekskluzivitetin e kanaleve “Digitalb”.

Asnjëra nga platformat deri më tash nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar. Ndërkohë që në rrjetet sociale abonuesit e “Kujtesa” kanë nisur të shprehin revoltimin e tyre për ndërprerjen e kanaleve pa paralajmërim.

“Duhet krejt me shku mija blloku zyret deri ti lshojne kanalet ose me na leju mi shkeput kontratat qysh po menojne kta merr paret e sherbimi kerkah hiq, pa kurrfar paralajmerimi mi ndal kanalet kjo eshte tmerr”, shkruan një komentues.

Kompania e “Kujtesa Net”, në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës është e regjistruar në pronësi të vëllezërve Fiton e Vijon Peja dhe “Southeast Europe Equity Found II B.LP”. Ky i fundit, edhe pse figuron si pronar, tek aksionet i shënohet numri 0%.

Nga ana tjetër, Fiton Peja është njëri prej biznesmenëve që përflitet për përfshirje në një prej mashtrimeve më të mëdha financiare që ka ndodhur në historinë e re institucionale të Kosovës. Peja, sipas Insajderit ishte pjesë e një konzorciumit ‘Kozmocell’ që i shkaktoi këtë dëm vendit shumën prej 16.2 milionë eurosh.

Ndryshe, rasti me kanalet “Digitalb” nuk është hera e parë që kjo kompani ndërpret sinjalin e kanaleve pa paralajmërim. Edhe në vitin 2020 “Kujtesa” e kishte ndërprerë transmetimin e kanalit “Klan Kosova” dhe disa kanaleve tjera vendore. Kjo pasi nuk kishte më marrëveshje me to, derisa kompania “Kujtesa” i mashtronte klientët se kanali ka pengesa. Pas disa jave, çështja e transmetimit ishte zgjidhur, dhe kanalet ishin kthyer. /Reporteri.net/.

Related posts

Lajm i mirë: Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

dardanianews

Arben Vitia rikthehet në krye të Shëndetësisë

dardanianews

Grenell godet Kurtin: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin

dardanianews