Politikani shqiptar që arriti të bëhet kryeministër i Malit të Zi, Dritan Abazoviq vazhdon të jetë temë në mediat vendore dhe rajonale.
Ulqinaku 38 vjeçar u bë faktor i rëndësishëm në formimin e qeverisë së pakicës, pasi që shefi i kaluar i ekzekutivit, Krivokapiq, u pa si linjë proserbe dhe proruse në Mal të Zi.
Shqiptarët pak kishin dërgjuar për Abazoviqin deri në momentin kur u bë determinues në formimin e qeverisë së kaluar, pasi që me inciativën e tij qytetare URA i fitoi katër ulëse në Kuvendin malazez.
Ende dihet pak për jetën private të Dritanit, studentit të Sarajevës, vëllai dhe motra e të cilit thuhet se janë mjek të shquar në Beograd.
ër 4 marsin e vitit 1989, pra fundit të epokës së Jugosllavisë.
“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe”, shkroi Dritan, duke shtuar: “Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”.
Ndërkohë, babai tij e të tjerët aty ja marrin disa këngëve, të gjitha puro shqiptare, më saktë shkodrane.
Mirëpo, Xho Abazoviq, babai i Dritanit, e ka edhe një anë tjetër.
Një fotografi të siguruar nga Ballkani.info, Xho Abazoviq bashkë me dy persona tjerë, shihet në Gazimestan të Kosovës, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës” dhe të cilën serbët e kanë përvetësuar si histori të tyren.
Në çdo 28 qershor, në këtë vend mblidhen pelegrinët serbë për ta kujtuar betejën e humbur nga osmanët në vitin 1389.
Në çdo 28 qershor, në këtë vend mblidhen pelegrinët serbë për ta kujtuar betejën e humbur nga osmanët në vitin 1389.
Në fotografinë të Xho Abazoviqit dhe miqve të tij, e që duket që është bërë para shumë viteve, është edhe një mbishkrim në gjuhën serbe. “Luftëtarëve serbë”, shkruan te këmbët e Abazoviqit, babait të kryeministrit të Malit të Zi.