26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“TheGeoPost.com” publikon një bisedë telefonike, pretendon se është mes të dyshuarit për spiunazh Bedri Shabani dhe Sërgjan Rosiqit

TheGeopost.com” ka publikuar një audio incizim në të cilin pretendon se dëgjohen duke folur Bedri Shabani, i arrestuar një ditë më parë nga autoritetet e Kosovës si i dyshuar për spiunazh, dhe Sërgjan Rosiq (Srdjan Rosic).

Audio incizimi është i censuruar vende-vende, megjithatë portali në fjalë thotë se “duket qartë se Bedri Shabani, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me inteligjencën serbe, kërkon nga BIA që ta ndihmojë atë dhe njerëzit e tij për të kryer një punë”.

Kush është Sërgjan Rosiq (Srdjan Rosic)?

Radio Televizioni i Kosovës, dje raportoi se Sërgjan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb. Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.

Në transkriptin e njërës prej seancave gjyqësore të datës 22 shtator 2005, një dëshmitar i cili ishte polic i SUP-it serb (Sekretariati i Punëve të Brendshme), pyetet nëse e njeh Sërgjan Rosiqin. Ai përgjigjet se Sërgjan Rosiq në atë kohë (sq. vitet e ’80-ta dhe ’90-ta) ishte punonjës operativ në Shërbimin shtetëror të sigurisë për rajonin e Ferizaj.

Më poshtë, dëgjojeni bisedën mes këtyre dy personave që “TheGeopost.com” pretendon se janë Bedri Shabani dhe Sërgjan Rosiq.

Related posts

Aktori shqiptar hodhi gruan nga ballkoni i banesës në New York dhe më pas vrau veten

dardanianews

LAJMI MË I MIRË: Kosova shënon ditën e parë pa asnjë rast me COVID-19

dardanianews

Shpëtohet 5 vjeçari që ra në pusin e thellë 32 metra!

dardanianews