November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti do të takohet me Vuçiqin, në praninë e Merkelit dhe Macronit në Slloveni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pauzën mes dy sesioneve të Samitit që po mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron.

“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

Këtë takim mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka paralajmëruar dje ky i fundit përmes një konference për media.

“Pres që nesër Merkel dhe Macron të na ulin enkas mua dhe Kurtin për të biseduar”, ka thënë dje Vuçiq. /GazetaSinjali/

Related posts

“Populli ushtar”, si e mbushi Kina Shqipërinë komuniste me tanke, avionë e bunkerë! Vendi më i armatosur i Europës

dardanianews

Berisha: Rama dhe Thaçi janë argatë të Serbisë, kryen tradhti kombëtare

dardanianews

“Berishës iu hoq “non grata” zyrtarisht”?! / Vjen lajmi i pabesueshëm mbrëmë vonë nga Nard Ndoka!

dardanianews