Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e njërit prej themeluesve të LDK-së Fehmi Aganit, ishte udhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish-oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB.
Ai ka thënë se Marković nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.
Teksa i ka quajtur “kriminelë”, Kurti ka thënë se këta të dy shëtisin ende të lirë në Serbi.
Ai ka kritikuar LDK-në që nuk ndërmori asgjë për të sjellë para drejtësisë vrasësit e akademikut Agani, përcjell Bota sot.
Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Pse LDK kurrë nuk ndërmori asgjë për të sjellë para drejtësisë vrasësit e themeluesit të kësaj Partie, Prof. Dr. Fehmi Agani?!
Këta janë vrasësit e Dr. Fehmi Aganit –
REK kërkon drejtësi
Në publikimin tonë në Facebook me 24 Janar 2019, ne Republikanët e Kosovës, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vrasësit e Akademikut Dr. Fehmi AganiI.
Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhrin e Ljubiša Diković, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.
Sipas dëshmisë së zonjës Agani:
“Më 6 Maj 1999 familja Agani për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik në Prishtinë, ata u nisën nga Fushë Kosova me tren për në Han të Elezit për të kaluar në Maqedoni. Kur mbërritën aty, kufiri ishte mbyllur dhe u detyruan të kthehen prapa në Fushë Kosovë ku mbërriten në ora 13.00.
Aty i pritën forcat policore, paramilitare dhe ushtarake. Të gjithë u nxorën nga treni dhe u futën në tre autobusë, pasi që hynë në autobus forcat policore morën me forcë disa burra dhe djem të rinj të cilët filluan ti keqtrajtojnë dhe po përgatiteshin ti pushkatonin dhe do ta bënin vërtet nëse “nuk tregonin ku fshihej prof. Agani”. Në atë moment prof. Agani e zbulon veten vetëm për t’ju ndihmuar atyre që ishin renditur për tu pushkatuar.
Zbulimi i prof. Aganit solli gëzim dhe në të njëjtën kohë urrejtje ndaj tij nga forcat policore serbe, duke i thënë: Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.
Të gjithë të tjerët i fusin në autobusë kurse Prof. Aganin e marrin dhe e fusin në një makinë të kuqe duke i thënë se kemi 5 minuta punë me ty.
Prej këtij momenti humbi përgjithmonë çdo gjurmë e Prof. Fehmi Aganit.”!
Armiqtë gjithherë kanë sulmuar dhe eliminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agani.
Këta kriminelë shëtisin ende të lirë në Serbi!