Muaj më parë, Veton Surroi, është angazhuar në Grupin e Ekspertëve të cilët do të këshillojnë kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut me Serbinë. Në cilësinë e ekspertit, Surroi do t’i ofrojmë kryeministrit Kurtit dhe vartësit të tij, Besnik Bislimit, mendime e pikëpamjet të ndryshme rreth dialogut me Serbinë, që ka hy në fazë finale.
Por, shumë vite më parë, Kurti si udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është se e kishte fortë në qejf Surroin, që dikur ishte politikan aktiv e pjesë e Grupit Negociator në bisedimet e Vjenës.
Në nëntor të vitit 2006, në një kolumne të titulluar “Përpëlitja” të botuar pas protestës së 28 nëntorit kundër procesit të negociatave, Kurti, që atëkohë ishte aktivist politik e udhëheqës i Vetëvendosjes, shkruante se Surroi gjatë viteve 90-të mundohej ta shpëtonte Jugosllavinë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Madje, Kurti e akuzonte Surroin, themeluesin e partisë reformiste “ORA”, se e kishte ndihmuar Milosheviçin që t’i ndante shqiptarët në të mirë e terrorist për shkak se u takua me kasapin e Ballkanit në maj të vitit 1998.
“Flaka Surroi është në panik. Dhjetëra mijëra njerëz brohorisnin “Poshtë Grupi Negociator i Kosovës”. E, vëllau i saj, Veton Surroi, është pjesë e spikatur e atij grupi që po e tregton vullnetin e popullit të Kosovës me armikun e Kosovës, Serbinë. Kjo s’do të thotë që Veton Surroi nuk është konsisent. Përkundrazi. Pikërisht Veton Surroi mundohej ta shpëtonte Jugosllavinë në fund të 80-tave e fillim të 90-tave me UJDI-n; në vitin 1993 ai i ftoi shqiptarët që të dalin në zgjedhje të Serbisë; më 15 maj 1998 u takua me Milosheviçin për t’ia mundësuar atij që shqiptarët t’i ndajë në terroristë (siç i quante ai luftëtarët e UÇK-së) dhe të tjerë para se t’ia fillonte ofensivës në fshatrat e Kosovës kundër UÇK-së; ndërkaq, në verën e vitit 1999 shkruante për fashizmin shqiptar për të fituar edhe më shumë donacione nga inxhinierët e multietnicitetit”, shkruante Kurti në vitin 2006, përcjellë Reporteri.net.
Andaj, Flaka Surroi e mobilizoi gazetën Koha Ditore dhe KTV-në kundër Lëvizjes Vetëvendosje!, kundër zgjimit popullor të së martës. Këta punëtorë të devotshëm të sistemit janë si ata nëpunësit titistë që bënin përpjekje titanike vetëm dhe vetëm që asgjë të mos ndryshojë”, shkruante Kurti.
Kurti më 2006: Veton Surroi angazhohej ta shpëtonte Jugosllavinë, i ndihmoi Milosheviçit të cilësonte UÇK-në terroriste
Muaj më parë, Veton Surroi, është angazhuar në Grupin e Ekspertëve të cilët do të këshillojnë kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut me Serbinë. Në cilësinë e ekspertit, Surroi do t’i ofrojmë kryeministrit Kurtit dhe vartësit të tij, Besnik Bislimit, mendime e pikëpamjet të ndryshme rreth dialogut me Serbinë, që ka hy në fazë finale.
Por, shumë vite më parë, Kurti si udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është se e kishte fortë në qejf Surroin, që dikur ishte politikan aktiv e pjesë e Grupit Negociator në bisedimet e Vjenës.
Në nëntor të vitit 2006, në një kolumne të titulluar “Përpëlitja” të botuar pas protestës së 28 nëntorit kundër procesit të negociatave, Kurti, që atëkohë ishte aktivist politik e udhëheqës i Vetëvendosjes, shkruante se Surroi gjatë viteve 90-të mundohej ta shpëtonte Jugosllavinë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Madje, Kurti e akuzonte Surroin, themeluesin e partisë reformiste “ORA”, se e kishte ndihmuar Milosheviçin që t’i ndante shqiptarët në të mirë e terrorist për shkak se u takua me kasapin e Ballkanit në maj të vitit 1998.
“Flaka Surroi është në panik. Dhjetëra mijëra njerëz brohorisnin “Poshtë Grupi Negociator i Kosovës”. E, vëllau i saj, Veton Surroi, është pjesë e spikatur e atij grupi që po e tregton vullnetin e popullit të Kosovës me armikun e Kosovës, Serbinë. Kjo s’do të thotë që Veton Surroi nuk është konsisent. Përkundrazi. Pikërisht Veton Surroi mundohej ta shpëtonte Jugosllavinë në fund të 80-tave e fillim të 90-tave me UJDI-n; në vitin 1993 ai i ftoi shqiptarët që të dalin në zgjedhje të Serbisë; më 15 maj 1998 u takua me Milosheviçin për t’ia mundësuar atij që shqiptarët t’i ndajë në terroristë (siç i quante ai luftëtarët e UÇK-së) dhe të tjerë para se t’ia fillonte ofensivës në fshatrat e Kosovës kundër UÇK-së; ndërkaq, në verën e vitit 1999 shkruante për fashizmin shqiptar për të fituar edhe më shumë donacione nga inxhinierët e multietnicitetit”, shkruante Kurti në vitin 2006, përcjellë Reporteri.net.
Tutje, Kurti përmend edhe Flaka Surroin, motrën e Veton Surroit, që ende udhëheq gazetën Koha Ditore dhe KTV-në, e cila sipas kryeministrit atëbotë e kishte mobilizuar fuqinë mediatike kundër Vetëvendosjes e zgjimit popullor.
“Andaj, Flaka Surroi e mobilizoi gazetën Koha Ditore dhe KTV-në kundër Lëvizjes Vetëvendosje!, kundër zgjimit popullor të së martës. Këta punëtorë të devotshëm të sistemit janë si ata nëpunësit titistë që bënin përpjekje titanike vetëm dhe vetëm që asgjë të mos ndryshojë”, shkruante Kurti.
“Përpëlitja” sikurse krejt kolument tjera të Kurtit, të shkuara ndërmjet vite 2003-2007, u përmblodhën në librin 334 faqesh të titulluar “ZGJOHU për Rezistencën Drejt Lirisë”, që u botua në vjeshtën e vitit 2007, e që s’u ribotua asnjëherë.
Kujtojë që angazhimi i publicistit Veton Surroi, së bashku me Blerim Shalën, Leon Malazogun, Robert Muharremin dhe Muhamet Mustafën, në cilësinë e ekspertit erdhi pas nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë Kurti II, Ambasadës së Norvegjisë në Prishtinë dhe Grupit për Ballkan.
Gjatë javës së kaluar, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka shkruar për dorëheqjen e Bernard Nikajt nga ky grup pas anëtarësimit në Partinë Demokratike, që është opozitë e Qeverisë Kurti. /Reporteri.net/.