28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kosovarja që Rama e do në krye të spiunazhit shqiptar

Siç është bërë e ditur, nga vetë Rama, ky i fundit ka propozuar emrin e Vlora Hysenit për drejtimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Tashmë është Presidenti Begaj ai që duhet të vendosë mbi këtë emër që i ka ardhur nga kreu i qeverisë.

Po kush është kjo grua dhe nga vjen ajo. Vjen nga Kosova, duke u bërë kështu emër i një tradite në qeverisjen Rama për të patur eksponentë nga Kosova si në qeverisje e si në nivele të tjera të pushtetit të tij.

Hyseni ofrohet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ajo ka udhëhequr për një periudhë 6-mujore, nga dhjetori i vitit 2020 deri në qershor të vitit 2021, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, periudhë e cila institucioni i inteligjencës kosovare ishte pa drejtues.

Ndërsa më herët ajo mbante postin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si dhe postin e drejtoreshës për marrëdhëniet me jashtë në këtë institucion.

Më pas erdhi një shkarkim i saj nga posti i drejtueses së AKI, më 30 qershor 2020 me vendimin e dyshes Osmani-Kurti, President e Kryeministër.

Por arsyet e vendimit të shkarkimit nuk u bënë publike.

Tashmë kjo grua pritet që të vijojë karrierën në Shqipëri, në krye të inteligjencës shqiptare – SHISH.

Në atë ç’shkruan Rama për të, potencon faktin se ajo respektohet nga ndërkombëtarët në lëminë e saj.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama. /tesheshi.com/

Related posts

Ish-truproja e Rugovës tregon se si para 28 vjetësh një serb tentoi ta mbyste Presidentin Histotrik!

dardanianews

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews

Kalon kriza e urisë: Ukraina dhe Rusia merren vesh për eksportin e grurit në tregun ndërkombëtar

dardanianews