November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lëshohet gazlotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, e cila po mbahet në Festën e Birrës në Korçë, është lëshuar gazlotsjellës.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se gazlotsjellësi është lëshuar në mes të turmës.

Qytetarët janë parë duke u larguar nga vendi, ku kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.

Bregoviqi është duke mbajtur koncert në ditën e fundit të Festës së Birrës, hyrja për të cilën për këtë ditë ka kushtuar 8 euro.

Forcat e policisë janë parë duke rrethuar tërë perimetrin ku po përformon ai para se të fillojë festivali. /Gazeta Express/

Related posts

PARIM OLLURI DHE VEHBI KAJTAZI NUK JANË MË PJESË E INSAJDERI.COM, PËR SHKAK TË KEQPERDORIMEVE TË POZITAVE MENAXHERIALE TË BESUARA NGA AKSIONERËT

dardanianews

Qeveria sqaron rolin e Veton Surroit, Blerim Shalës dhe Bernard Nikajt për dialogun

dardanianews

Loja e Gardës së Vjetër për ta mundur Lumir Abdixhikun të dielën

dardanianews