Derisa po vazhdojmë sulmet rusë në Ukrainë, në Twitter është shfaqur një “legjendë urbane”, historia e pilotit ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.
Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit”, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij, transmeton Telegrafi.
Në ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.
Megjithatë, për “Fantazmën e Kievit” që fluturon me MiG-29 po flitet shumë, ai të enjten rrëzoi gjashtë aeroplanë rusë – duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI.
“Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve – që është një mision tejet i vështirë.
Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve luftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.
Megjithatë, për “Fantazmën e Kievit” që fluturon me MiG-29 po flitet shumë, ai të enjten rrëzoi gjashtë aeroplanë rusë – duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI.
“Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë luftimeve – që është një mision tejet i vështirë.
Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.
Rreth orës 4:20 të mëngjesit të enjtes në pjesën qendrore të Kievit janë parë copat e aeroplanëve nëpër lagje të ndryshme, e ministria ukrainase e Mbrojtjes ka konfirmuar se janë shkatërruar fluturaket ruse. /Telegrafi/