7.4 C
New York
March 29, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga BotaSport

Skandaloze: Guardiola e krahason Rusinë me NATO-n në luftën e Kosovës

Pep Guardiola ka folur për gjendjen psikologjike të lojtarit të tij ukrainas, Zinchenko, ndërsa më pas i është futur historisë.

Trajneri i Manchester City e ka quajtur viktimë Jugosllavinë, ashtu si edhe Ukraina sot. Sipas teorisë së tij, edhe në 1999 janë vrarë të pafajshmit në Jugosllavi pasi 17 vendet të NATO-s bombarduan vendin 77 ditë për të kërkuar tërheqjen nga Kosova.

Kjo ka entuziazmuar edhe mediat serbe, teksa “Kurir” shprehet se Guardiola i tregoi vendin britanikëve.

“Po ju çfarë do të bënit nëse dikush jashtë vendit do t’ju sulmonte? Kështu ndihet edhe Zinchenko. Ajo që ndodhi me Jugosllavinë, askush nuk bëri asgjë. Nëpër botë ka shumë luftëra, për të ardhur keq. Njerëzit e pafajshëm do ta pësojnë gjithmonë.

I forti e vret gjithmonë të dobëtin. Vendimet e një ose dy njerëzve do të vendosin për gjithë të tjerët. Po ndodh tani me Rusinë, me shumë vende të tjera. Në gjithë botën ju doni një shtëpi për të fjetur, ushqim në tavolinë, filma, ushqim dhe dikë për ta dashuruar”, tha Guardiola.

Related posts

E fundit: Ministri ukrainas, një marrëveshje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës po hartohet

dardanianews

Ndërron jetë kardiologu i njohur kosovar

dardanianews

Çun Lajçi publikon video të rrallë nga vitet e 90-ta, aty shihet Rugova e figura tjera të njohura

dardanianews