Shkencëtarët kanë thënë se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para
Ekspertët shpresojnë se kjo gjë do të mund të ndihmonte në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm.
Ekipi që ka ardhur në këtë përfundim ka thënë se 99 për qind e rezultateve të testeve kanë qenë të sakta, ndonëse do të duhet shumë punë për të vërtetuar shkallën e gabimit.
Në publikimin e fundit në revistën shkencore, Annals of Oncology, mjekët kanë thënë se janë duke realizuar testimet në pacientë, ndonëse duhet ende studim, raporton Radio Evropa e Lirë.
Testi sipas tyre kërkon ndryshimet kimike që ndodhin në copëzat e kodit gjenetik, ADN, të cilat kalojnë nga tumoret në gjak.
Studiuesit nga Insituti për Kancer, Dana-Farber, Shkolla e Harvardit për Mjekësi dhe rreth 40 shkencëtarë tjerë në botë, kanë testuar më shumë se 4,000 mostra nga disa pacientë të prekur dhe disa jo nga kanceri.
Aty janë përfshirë më shumë se 50 llojë të kancerit, duke përfshirë atë në mushkëri dhe vezore.