27.8 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Laert Vasili viziton Mitrovicën e Veriut dhe pritet në takim nga kryetari: Kjo që shihni pas meje nuk është Zvicër, është Mitrovicë

Aktori i njohur shqiptar dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ka realizuar një vizitë të veçantë në Mitrovicën e Veriut, ku është pritur ngrohtësisht nga Kryetari i Komunës, Erden Atiqi.

Vasili ka publikuar një video nga qëndrimi i tij mbi urën e Ibrit, simbolin ndarës të qytetit, ku shpreh emocionin e tij për ndryshimet pozitive që po përjeton Mitrovica.

“Përshëndetje, pjesa që shihni pas meje nuk është në Zvicër, është në Mitrovicë. Jemi në Mitrovicën e rilindur, le ta quajmë. Është 24 korrik, para një viti Komuna e Mitrovicës ka nxjerrë logon e saj të re dhe ka dalë për të na pritur Erden Atiqi”, dëgjohet ai duke thënë në videon e publikuar.

Vizita e aktorit vjen si një formë mbështetjeje për zhvillimet kulturore dhe shoqërore në pjesën veriore të vendit, në një kohë kur qyteti po përpiqet të tejkalojë barrierat dhe të ndërtojë një identitet të ri bashkëkohor.

Vasili, përmes pranisë së tij dhe mesazhit të ndarë me ndjekësit, ka dhënë një imazh të gjallë e pozitiv për një Mitrovicë në transformim.

Përndryshe, aktori edhe gjatë qëndrimit të shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka treguar se është tejet i dhënë pas gjurmëve dhe historisë shqiptare. /Telegrafi/

Related posts

Ja çfarë do të ndodhë sonte në BBVK

dardanianews

Alba Vukaj shfaqet në krahët e këtij mashkulli … (Foto)

dardanianews

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që dyshohet se ushtroi ish-burri i saj

dardanianews