2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajm i mirë: Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Ministri i Integrimeve, Blerim Reka, ka njoftuar se Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin ai ka pasur letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyjë përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

E kështu, Reka ka thënë se sot, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.

Postimi i tij i plotë:

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Miku ynë, Euro-parlamentari dhe raportuesi për Ballkanin Perëndimor, Tonino Picula, me të cilin pata letër-këmbim fundjavën e kaluar, mbajti premtimin e dhënë se do e shtyej përpara heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sot, Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, kërkoi që “sa më shpejtë të liberalizohen vizat për Kosovën“.

Faleminderit Tonino, faleminderit Parlamentit Evropian!

Related posts

Albin Kurti publikon fotografinë e paparë të Ukshin Hotit, këto janë fjalët e tij

dardanianews

Matjet e fundit: 28% e kosovarëve e pëlqejnë Kurtin, 18% Abdixhikun dhe 7% Presidenten Osmani

dardanianews

Rapsodi simpatizant i Hashim Thaçit e Sami Lushtakut, përmes këngës kërcënon me vrasje Albin Kurtin

dardanianews