1.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
EkonomiLajmeSociale

Lajm i mirë për pensionistët shqiptarë, do të shpërblehen për fundvit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpërblimin e pensionistëve me rastin e festave të fundvitit 2025, duke përcaktuar masat e përfitimit, kategoritë përfituese dhe fondin e nevojshëm financiar për zbatimin e tij.

Sipas vendimit, pensionistët në Shqipëri dhe disa kategori të tjera përfituesish do të marrin shpërblim në masën 15 000 lekë ose 10 000 lekë, në varësi të nivelit të pensionit apo trajtimit financiar që përfitojnë, shkruan ATSH.

Shpërblimi 15 000 lekë do t’u jepet pensionistëve me pension deri në 20 000 lekë, si dhe përfituesve të pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare, pensionit social, trajtimeve të veçanta financiare, fëmijëve në përkujdesje të Republikës, veteranëve të LANÇ-it, përfituesve të pensioneve të veçanta dhe punonjësve që kanë punuar në sektorë me kushte të vështira pune, kur masa e përfitimit të tyre është deri në 20 000 lekë.

Shpërblimi 10 000 lekë do t’u jepet atyre personave që marrin pension ose trajtime të veçanta financiare mbi masën 20 000 lekë, si dhe përfituesve të pensioneve suplementare apo shtetërore të posaçme.

Vendimi përcakton se edhe personat që fillojnë përfitimin e pensionit deri më 31 dhjetor 2025 do ta marrin shpërblimin, pavarësisht nëse u takon më shumë se një kategori përfitimi.

 

Related posts

Biden e Obama reagojnë pas vrasjes së aleatit të Trump, Charlie Kirk: Kjo dhunë s’ka vend në SHBA, lutemi për familjen e tij

dardanianews

Incizim: Bllaca para gjyqtarit serb i referohet vetes si agjent i BIA-s, krenohet se ka përgaditë skica

dardanianews

Rama apo Kurti, një luftë balozësh në një vend liliputësh

dardanianews