8 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Incizim: Bllaca para gjyqtarit serb i referohet vetes si agjent i BIA-s, krenohet se ka përgaditë skica

Emisioni Udhëve i RTK-së kishte publikuar disa incizime top sekrete të Nazim Bllacës, me gjyqtarin hetues dhe prokurorin serb për krime lufte në Beograd të datës 8 tetor 2008. Bazuar në përgjimet dhe dokumentet e publikuara, Nazim Bllaca del të jetë agjent i BIA-s serbe nga viti 1997.

“Gjatë një pauze me gjykatësin hetues Millan Dilbariq, Bllaca i tregon përkthyeses detaje të fshehta nga biseda që kishte bërë paraprakisht me pjestarë të MUP-t dhe për informatat që ata i kishin dhënë. Në këtë incizim, Bllaca duke iu referuar vetes tregon se pjestarët e MUP-it iu kanë referuar atij si agjent”.

Në incizim, Nazim Bllaca thotë se “Në një takim, këta më thanë mua, AGJENT do ta ndërrojmë një përkthyese, se disa terma janë pak të komplikuar, takimi ishte me 31 korrik 2018”, tregon Bllaca.

Poashtu, Bllaca i tregon gjyqtarit hetues se ka hartuar dy skica që do t’iu ndihmojnë prokurorëve serbë.

“Unë e kam ba skicimin krejt, unë ia kam dhanë drejtorisë për anti-terrorizëm, Gjinës ia kam dhanë”.

VIDEO: https://www.youtube.com/watch?v=3AVBdcSPjpg

Related posts

Ish-diplomati serb: Vuçiqi shpresoi që SHBA-ja t’i kundërvihej Kurtit, Rusia s’na mbron në rast lufte

dardanianews

Vetëvendosje me 12 qershor organizon tubim në Kosovë

dardanianews

E pazakontë në Kosovë: Nusja fton të dashurin në dasmën e saj, ish-vjehrra rrëfen ngjarjen (Video)

dardanianews