December 21, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi fundit: Sulmohet me eksploziv trafoja kryesore e rrymës në veri të Mitrovicës

Një mjet shpërthyes është hedhur në orët e para të mëngjesit në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e shpërthimit të eksplozivit te trafoja kryesore e rrymës, janë dëmtuar edhe disa automjete zyrtare që kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.

Policia dhe Zjarrfikësit tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa kanë nisur hetimet për t’i identifikuar dhe kapur personat e dyshuar.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Related posts

Shpërthime të reja në Krime, Rusia akuzon për sabotim

dardanianews

Media në Serbi: Greqia shumë afër për t’i thënë ‘Po’ Amerikës për ta njohur Kosovën

dardanianews

Donika Gërvalla për heroin Sali Çekaj: Trim, i vendosur, i mençur, i matur, i thjeshtë

dardanianews