21.2 C
New York
October 30, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajmi i fundit: Arrihet marrëveshja Kosovë -Serbi për dokumentet

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.

“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter,

Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”, shtoi ai.

“Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, përfundoi Borrell.

Related posts

Çfarë është aplikacioni “Waze” që po shpëton vozitësit dhe po “gjunjëzon” Policinë e Kosovës?

dardanianews

Carla Del Ponte kërkon urdhër arrest për Putinin: Ai është një kriminel lufte

dardanianews

Lajmi fundit: Tragjedi në Gjermani: 19-vjeçari vrau tre anëtarë të familjes – prindërit dhe vëllaun

dardanianews