Sami Lushtaku, ish kreytari i Skenderajt, është shpallur fajtor për arratisjen e dytë nga QKUK.
fajtor për arratisjen e dytë nga QKUK.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Artan Qerkini, avokati mbrojtës i tij.
“Sami Lushtaku dhe të akuzuarit e tjerë për arratisje nga QKUK-ja janë shpallur të pafajshëm. Ndërkaq, Sami Lushtaku është shpallur fajtor për arratisjen e dytë, e cila ka ndodh më 21 gusht 2015 dhe 22 shtator 2015, të cilat kanë qenë të ndara”, ka thënë Qerkini për Insajderin.
“Gjykata, këto dy raste i ka konsideruar si vepra penale në vazhdim, dhe për këtë Gjykata i ka shqiptuar Sami Lushtakut dënim me gjobë prej 12 mijë eurove dhe tre gardianëve që kanë qenë në përcjellje të tij u janë shqiptuar nga 1 mijë euro gjobë secilit”.
Lushtaku është arratisur dy herë nga QKUK. Për rastin e parë të arratisjes më 22 maj 2014 është shpallur i pafajshë, ndërsa për arratisjen e 21 gushtit të vitit 2015 është shpallur i fajshëm, shkruan Insajderi.
Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohej për disa vepra penale “arratisje e personit të privuar nga liria”, “pengim të dëshmisë apo procedurës zyrtare si dhe frikësim gjatë procedurës zyrtare” si dhe “për pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal”.
Gjykimi ndaj tij pati filluar në vitin 2017.