Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është tërhequr nga kandidatura për Kryeministër.Kështu bëjnë të ditur burime të Gazeta Blic brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.Gazeta Blic nga burime të saja brenda mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka marrë vesh se deri tani janë dy emra favoritë për kryeministër.
Bëhet fjalë për Avdullah Hotin, i cili ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Kurti, dhe që njihet si bashkëpunëtori më i afërt i liderit të LDK-së, Isa Mustafa.Dhe, kandidati tjetër me shumë gjasa, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte shefi i Shtabit Zgjedhor.Megjithatë, këta emra enee janë në nivel diskutimi.
Haziri dje ka deklaruar se nëse e propozojnë nga partia ai i ka disa kushte për ta pranuar këtë post.