5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Lajmi i rëndësishëm rreth njohjes së patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje mbi kërkesën e fundit të Ministrisë Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë, që pritet të miratohet në seancat e radhës në “Bundesrat” për të bërë ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

“Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Me qëllim të informimit korrekt dhe në kohë, dëshirojmë t`ju vëjmë në dijeni se Ministria Federale e Komunikimeve Digjitale dhe e Transportit të Republikës Federal të Gjermanisë i ka kërkuar Këshillit Federal (Bundesrat) me datë 29 dhjetor 2021 të miratojë disa ndryshime në rregulloren për provimet e patent shoferëve, ndër to edhe për konvertimin pa provime shtesë të lejeve të drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Moldavisë.

Për lejet e drejtimit të automjeteve nga Republika e Kosovës parashihet konvertimi i patent shoferëve pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE. Kjo projekt-rregullorja pritet të shqyrtohet në seancat e radhës në Bundesrat dhe sapo të konkretizohet data e shqyrtimit do t`ju informojmë në kohë përmes kanaleve tona të komunikimit.

” alt=”” aria-hidden=”true” />

Related posts

Sondazh: A duhet të shpallet “Lista Serbe” parti e jashtligjshme

dardanianews

Takohen Zemaj e Ahmeti, a vendoset sot fati i Prishtinës

dardanianews

Temperatura nën zero dhe borë, ja surprizat e motit

dardanianews