November 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Leka që vdiq sot, ish futbollist i 2 Korrikut të Prishtinës

Skuadra e futbollit 2 Korriku nga Prishtina, ngushëllon familjen e Lekë Bulliqit.

“Sot ka ndërruar jetë Lekë Bulliqi, ish-futbollist i 2 Korrikut për shumë vite me radhë.

Leka gjatë viteve sa ishte pjesë e klubit verdheblu arriti të fitoj disa trofe e gjithashtu ishte një ndër futbollistët e dalluar.

Klubi i futbollit 2 Korriku i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Lekës dhe gjithë shoqërisë së tij.
Prehu në paqe Lekë!”, shkruan në faqen e 2 Korrikut.

Ndërkaq, tifozët “Plisat” kanë shkruar mes të tjera në faqen e tyre: “Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë”.

Related posts

Kush ishte gjenerali gjerman që i tha prerë ushtrisë serbe: “Ky është një urdhër, keni 28 minuta të largoheni”

dardanianews

Ekskluzive: Vjosa Osmani kundër LDK’së edhe në Gjykatë, kërkon të shpallet antikushtetues dekreti i Presidentit

dardanianews

Pse anëtarësimi i Finlandës në NATO është një lajm shumë i keq për Putinin?

dardanianews