8.2 C
New York
April 16, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Leonard Duka i nisi 500$ në New York, Trejsi Sejdini pasi doli në dosjen e SPAK: Jam yll, bëj para

Modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi Sejdini është përfolur shpeshherë për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

U desh një operacion i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore që doli pak muaj më parë, thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Ndërkohë së fundmi Trejsi ka publikuar një foto ku në përshkrimin e saj tregon se është një yll dhe bën vëtë para.

Në dosje e lartëpërmendur zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Kujtojmë që pak kohë më parë Trejsi Sejdinit ju sekuestrua edhe një mjet luksoz që ishte dhuratë nga Leonard Duka, dhe që sot përdoret nga forcat e policisë.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt./vizionplus.tv

Related posts

Me të njejtën veshje, Afërdita Paqarada vështirë të dallohet nga vajza

dardanianews

Modelja e njohur nuk përballon dot të nxehtin, heq këmishën në mes të emisionit, “tranohet” moderatori

dardanianews

“Më ka nxirë jetën 6 vjet”, Alban Skënderaj zbulon ‘sherrin’ me Miriam Canin

dardanianews