2.3 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Leonora Jakupi: Nuk i dua tatuazhet, jam besimtare dhe nuk i lejon feja jonë

Leonora Jakupi e cila ndryshe nga publiku ka marrë dhe emrin si ‘diva e estradës’, për elegancën e saj dhe stilin e veçantë.


Artisten e kemi parë në ndryshime lluku të ndryshme dhe gjithherë e më unike, por që ajo ka deklaruar për diçka që nuk do ta bënte kurrë.

Së fundi në një intervistë ajo ka thënë se çfarë nuk do të bënte kurrë, është tatuazhi.

Këngëtarja nga Drenasi tha se “nuk i ka në qef dhe nuk i pëlqen të bëjë një të tillë”, duke cekur dhe një arësye shumë të fort.

Duke qenë se ajo është me Fe islame dhe nuk lejohet një gjë e tillë ajo ka zgjedhur të jetë besnike ndaj gjërave që janë të shkruara në librin e Zotit.

“Pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë ajo.

Ndërsa, së fundi ajo ka paralajmëruar se do të lansoj shpejti edhe projektin e saj të ri muzikor, i cili është në fund të realizimit dhe padyshim që do të jetë hit.

Related posts

“S’jam ndier ndonjëherë më e fëlliqur”- Egli përlotet pas një momenti të sikletshëm me Gjestin

dardanianews

Këto janë të gjitha kushtet për ata që futen në Kosovë

dardanianews

Lajmi i fundit: KFOR-i bartë tanke dhe automjete, a janë nisur për në Veri?

dardanianews