16 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

E ndryshoi avokatin, ky është parashikimi i tmerrshëm për Hashim Thaçin: Ja çfarë ka kuptuar tani…

Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale. Ai do ta zëvendësojë avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore.

E avokati Gregory Kehoe, cili ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm, është akredituar menjëherë nga Gjykata Speciale si avokat mbrojtës i Hashim Thaçit, ku Specialja këtë të fundit e akuzon edhe për vrasjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por pse pikërisht tash Hashim Thaçi kërkoi ndryshimin e avokatit mbrojtës? Lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

Image

Saim Tahiraj

FOTO GALERIImage

“”Fëlliqtë është nisë dhe fëlliqtë ka me përfundue”. Po filloj me këtë thënie te Heroit Salih Çekajt të cilën shumë herë e përsëriti në ditët e vështira. Gjatë tërë veprimtarisë së tij, e sidomos gjatë kohës së luftës, hasi në shumë pengesa, prapaskena, pengesa dhe tradhti të cilat i përjetoj rëndë. Shumë rëndë e përjetoj vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit. Sa herë që ndeshej me fenomene të tilla, i përjetonte shumë rëndë, shmonte dhe thoshte:” Heu bre po fëlliqtë është nisë e fëlliqtë ka me përfundue”! E fillova me këtë thënie, me qëllim që të tregoj se lufta, vërtet filloj me një skenarë që për qëllim kryesorë kishte luftimin dhe eliminimin me ç’do kusht të organizimit institucional, të drejtuar nga presidenti Rugova”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

“Fëlliqtë është nisë dhe fëlliqtë ka me përfundue”. Po filloj me këtë thënie te Heroit Salih Çekajt të cilën shumë herë e përsëriti në ditët e vështira. Gjatë tërë veprimtarisë së tij, e sidomos gjatë kohës së luftës, hasi në shumë pengesa, prapaskena, pengesa dhe tradhti të cilat i përjetoj rëndë. Shumë rëndë e përjetoj vrasjen e ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqit. Sa herë që ndeshej me fenomene të tilla, i përjetonte shumë rëndë, shmonte dhe thoshte:” Heu bre po fëlliqtë është nisë e fëlliqtë ka me përfundue”! E fillova me këtë thënie, me qëllim që të tregoj se lufta, vërtet filloj me një skenarë që për qëllim kryesorë kishte luftimin dhe eliminimin me ç’do kusht të organizimit institucional, të drejtuar nga presidenti Rugova”, thotë Tahiraj për “Bota sot”.

Sipas tij, me vrasjen e anëtarëve të LDK dhe bashkëpunëtorëve të Rugovës, të akuzuarit e Speciales me bashkëpunëtorë arritën që ta marrin pushtetin në Kosovë.

“Të gjitha elaboratet përgatiteshin në Tiranë, pasi që aty ishte qendra kryesore dhe pastaj shpërndaheshin në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mërgatë. Ekzekutimi i këtyre elaborateve filloi pikërisht në Tiranë për të vazhduar gjatë tërë luftës dhe pas sajë, ku u ekzekutuan shumë personalitete politike nga radhët e LDK-së dhe institucioneve që drejtonte LDK! Me këto akte kriminale arritën që të marrin edhe pushtetin ku krijuan pasuri marramendëse! Ky ishte kulminacioni i fëlliqtërsive të tyre. Në bazë të ligjeve të natyrës, çdo gjë lindë ku fillon jetën, pastaj zhvillohet duke e arritur kulminacionin e zhvillimit, dhe më pastaj fillon rënia graduale deri në përfundim. Duke u nisur nga ky ligj jetësore, lirisht mundë të themi se këta janë në fazën e tretë, në atë të rënies deri në përfundim. Kur i shohë këto zhvillime më përsëritet shumë herë thënia e Sali Çekajt se fëlliqtë do përfundojnë! Sa më afër që po afrohet gjykimi i tyre nga Gjykata Speciale, aq më serioze po bëhet edhe situata e tyre. Nuk është rastësi edhe kërkesa për ndërrimin e avokatit mbrojtës, sepse siç po duket edhe betejat do jenë shumë të ashpra, deri në mbarimin e kësaj lufte, në mes të avokatëve mbrojtës dhe prokurorisë”, shprehet Tahiraj.

Më tej, Saim Tahiraj ka treguar edhe arsyet pse Hashim Thaçi ndryshoi avokatin e tij mbrojtës.

“Thaçi e ka kuptuar tani se kjo luftë mbrojtëse do jetë shumë e vështirë andaj kërkon të forcojë formacionin e tij në mbrojtje me avokat të të njohur. Pagesat marramendëse për këta avokat, nuk jan fare shqetësim për ta sepse paguan buxheti i varfër i Kosovës. Ky është fillimi i rënies së tyre i cili do përfundon fëlliqtë, mu ashtu siç e parashikoi Sali Çekaj. A ka më fëlliqtë se sa të paraqitet, se me gjykimin e tyre po gjykohet lufta çlirimtare e popullit të Kosovës?”, thekson Tahiraj.

Sipas tij, në Speciale po gjykohen individët, e jo lufta e lavdishme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Me këtë paraqitje në opinion po përpiqen ta bindin popullin me këtë demagogji. Gjithashtu me këtë demagogji u votua në parlament edhe mbështetja financiare për mbrojtjen e tyre dhe më gjerë. E vërteta qëndron krejtësisht ndryshe, këta po gjykohen si të dyshuar për veprimet e tyre personale. Assesi nuk po gjykohet lufta e drejt çlirimtare e popullit të Kosovës, sepse ajo është e pastër si loti, ajo është e shenjtë. Atë të tillë e vlerësoj dhe konsideroj e gjithë bota demokratike, mu për këtë edhe u mbështet fuqishëm nga aleanca ushtarake NATO”, nënvizon Tahiraj.

“Për këtë arsye u bombardua Serbia si agresore dhe u dëbua nga Kosova. Ardhja e VV-së në pushte ku edhe nga gjiri i sajë po gjykohet një figurë e lartë drejtuese e sajë, me mundësi që edhe figura tjera të arrestohen, është një ogurzi! Ky është edhe një fakt që vërteton atë se vërtetë do përfundoj fëlliqtë. Dhashë i madhi Zot që shteti dhe populli i mrekullueshëm i Kosovë të jetë sa më larg kësaj fëlliqësire. Le të fëlliqen vetëm të fëlliqurit që krijuan këtë fëlliqësirë. Fundi i fundit çdo gjë kusuritet në këtë botë, asgjë dhe asnjë borxh nuk mbetet për Botën tjetër”, përfundon për gazetën “Bota sot”, veprimtari i LDK-së dhe ish bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj.

 

Related posts

Ky është kosovari që dyshohet se u vra në një burg në Serbi

dardanianews

Ibrahim Rugova: Ja kur i kemi shenjat e para të jemi të censurës në letërsinë evropiane

dardanianews

Lajm i mirë: Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

dardanianews