22.5 C
New York
June 21, 2021
DardaniaNews
Featured Histori

Lëvizjet politike të serbëve të Kosovës 1981-1989

Shkruan: P.h.D. Candidate Arben Berisha

KOSOVA DHE POZITA E SAJ NË JUGOSLLAVI MBAS LUFTËS SË DYTË BOTËRORE DERI NË VITIN 1981

Beogradi zyrtar, politika dhe para politika e tij, përmes një diskursi politik shovenist dhe pushtues në vijimësi, për më shumë se një shekull, prodhuan tensione dhe konflikte, urrejtje dhe hakmarrje, armiqësi dhe luftra. Mbi bazën e një programi nacional ekspansionist të njohur si “Naçertania” politika serbe kreu ndërhyrjen e parë kundër fqinjëve të tyre shqiptarë në vitet e Krizës Lindore 1878-1879 duke pushtuar Sanxhakun e Nishit të banuar me shumicë nga shqiptarët. (Gashi, Ibrahim, www.Kosovapress.com, 22 nëtor 2008) Në kokat e serbëve prej dekadash, që prej formimit të Jugosllavisë më 1918 për sa i përket Kosovës dhe raporteve me shqiptarët është si pabarazi, si pa drejtësi për ta, dhe se dominimi i Serbisë mbi Kosovën është ajo formulë e cila i kënaq dhe i bënë superiorë ndaj të tjerëve, dhe vetëm me ato raporte mendonin se ka jetë për ta në Kosovë. (Memoriale:Vllasi. Azem, 05.11.200). Duke vazhduar me (A-B) Akademikun serb Çubrilloviq, i cili më 1937 e përpiloi një elaborat monstruoz për mënyrën e zhdukjës së shqiptarëve nga trojet e tyre nën juridiksionin jugosllav. Ky elaboratë në fakt ishte një artikulim i gjithë asaj që ishte menduar, folur e shkruar në Serbi një kohë të gjatë. Po ky, më 1944, në cilësinë e ministrit të qeverisë serbe përpiloi prapë një elaborat të ri për të njejtin qëllim, porse duke pasur parasyshë konjukturën e re politike në Ballkan dhe Evropë, si rrjedhojë e Luftës së Dytë Botrore. (Arifi-Bakalli Emine, 1997, 153)

Jetgjatësia e Jugosllavisë së pas Luftës së Dytë Botërore është në shpërputhje me paknaqësitë që përherë ishin prezente te popujtë e kësaj bashkësie shtetërore, që edhe quhej “krijesë artificiale”. Dyzetepesë vitet e Jugosllavisë Socialiste të Titos, ishin vite eksperementimi dhe testimi me liritë dhe të drejtat individuale njerëzore dhe kombëtare, tek të gjithë popujtë tjerë joserbë, , (Buja, Ramë, 2007, 35) me dallim të theksuar tek shqiptarët, të cilët i rindanë sërish në tri republika të Ish-Jugosllavisë (për arsye se të ndamë janë më të dobët (po aty, 36).
Kushtetutës së vitit 1953 iu bënë ndryshime të thella më 7 prill 1963. Këto ndryshime u pasqyruan në Kushtetutën e vitit 1964 dhe me këtë nga Republika Popullore Federative e Jugosllavisë kthehej në Republikën Socialiste (Bernard, Loky, 2007, 114) Federative të Jugosllavisë, me Titon si President të përjetshëm. Kushtetuta e vitit 1964 përmes amandamenteve të shumta në vitin 1967 dhe 1971 pëson ndryshime të shumta, kurse më 21 shkurt (1974) shpallet kushtetuta pasardhëse, e cila me gjithë modifikimet në fund të viteve të 80-ta mbeti kushtetuta e fundit e Federatës Jugosllave.
Ky evulucion indistrual i kushtetutës çoi kah decentralizimi i pushtetit., sidomos nga dëbimi më 1 korrik 1966 i Aleksandër Rankoviçit, që ishte ministër i Brendshëm dhe drejtues i policisë politike nga 1945-ta, nën akuzën se kishte përgjuar bisedat telefonike të ministrave por edhe të vetë Titos. Kjo solli deri te transferimi në mënyrë progresive i kompetencave të republikave, gjë që shënoi edhe humbjen e rrymës përqendruse dhe autoritare në gjirin e udhëheqjes së LKJ-së. Me heqjen e presionit policor, Jugosllavia u trondit nga një fazë trazirash lokale, të cilat qëllim kresor kishin nacionalizmin, një virus i vjetër i komunizmit autoritar që e mbajtën nën kontroll, por që nuk mundën ta zhduknin.
Kriza e parë vlenë të ceket se nuk ishte nacionaliste, por kundërshtim idelogjik që dyfishohej nga çështja e stafetës së brezave: kjo ishte lëvizja studentore e 3-10 qershorit 1968 të nxitura nga vala e kundërshtimit në universitetet Perëndimore. Studentët e Beogradit dhe të Zagrebit manifestuan kundër pasigurisë dhe pabarazisë së shkaktuar nga reformat ekonomike, si dhe kundër pushtetit që s’ishte në gjendje të dialogonte me ta. Fjalimi i Titos në telivizion me 9 qershor pasoi menjëherë me shpërdarjen e studentëve. Migjithëkëtë demostratat që shpërthyen në Kosovë në nëntorit dhe dhjetorit të 1968 shprehinin shqetsimin kombëtar të shiptarve të Jugosllavisë. . (po aty, 115)
Kosova vuajti shumë nga regjimi policor, veçanërisht mizor. Elitat sociale shqiptare që sapo ishin krijuar kërkuan të përfitojnë nga decentralizimi i pushtetit dhe formuan për herë të parë parullën “Kosova Republikë”. Dhuna policore ishte e egër, por mesazhi megjithatë u kap. Kultura shqiptare në Kosovë mori një zhvillim të shpejtë duke përfituar nga një afrim i shkurtër me Tiranën, Universiteti i Prishtinës bëhet autonom më 1970-71 me 16000 studentët, gjysma e të cilëve ishte me origjinë shqiptare, ndërsa më 1976-77 kishte 37000 student me dy të tretat shqiptarë (po aty, 116)
Më 1974, nën regjimin e Titos, Kushtetuta e Jugosllavis u ndryshua dhe për rrjedhojë Kosovës iu dha statusi i autonomisë së plotë dhe popullsia e saj kryesishtë shqiptare, u lejua të kishte parlamentin e vet, t’i hapte shkollat e veta dhe te krijonte institucione të tjera. Në 15 vitet në vijim qeveria e Kosovës ishte kryesisht në duart e komunistëve shqiptarë. Serbët që jetonin në Kosovë, ankoheshin se po i diskriminonin dhe i keqtrajtonin. (Albright Medeline, 2004, 442).
Që nga viti 1976 kishte tentaiva nga udhëheqësia politike e Serbisë që të devlerësohet gjendja në raportet mes Republikes së Serbisë dhe Kahinave të Kosovës dhe Vojvodinës, sepse ato kishin përfituar status të tillë kushtetues, që i barazonte këto njësi federale me Republikat tjera, me të cilen gjë Serbia ishte e pakënaqur.
Serbët e Kosoves dhe serbët në Republiken e Serbisë ishin të pakënaqur me pozitën dhe avancimet e pozitës kushtetuese që kishte fituar Kosova me kushtetuten e vitit 1974.
Udhëheqësit e Kosovës ishin në dijeni per këtë dhe nuk do të lejonin një gjë të tillë për të cilën e kishin edhe përkrahjen e Titos, i cili thoshte se “ndryshime të reja nuk do të ketë”, kurse në praktikë disa gjëra mund të rregulloheshin që të funksionojnë raportet më mirë. Pra, serbët, të pakënaqur pritnin një shkas të voltishëm për të inicuar përsëri çështjen në mes dy krahinave dhe Serbisë, sepse e konsiceronin poziten e tyre si të pa volitshme deri atëherë kur Serbia do ta kontrollnte Kosoven.. (Memoriale: Vllasi Azem 05.11.2008).
Sistemi komunist shikohej nga këndvështrime të ndryshme: serbët e quanin sistem antiserbë, shqiptarët sistem sllavësh, kroatët antikroatë e kështu me radhë. Kështu sistemi federativ e demonizonte vetëveten. Pala serbe ishte më e frustruara pas vitit 1974, kur Kosova dhe Vojvodina i fituan të drejtat e tyre. (Buja Ramë, 2007, 51).
Në fakt, Kosova sipas një dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte “pjesë integrale” e Serbisë, por nën sovranitetin e kësaj njësie federative. Kosova “ishte njësi konstituive – njësi federale e federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional të interesit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë, ajo me sovranitetin e vetë politik dhe kushtetues, ishte edhe në kuadër të Republikës së Serbisë. (po aty. 54) Pra, Kosova me dispozitat e kësaj kushtetute u përcaktua si njësi autonome politike territorilae dhe si element konstituiv i federalizmit. Kjo gjë iu prishte shumë punë pretenduesve të Republikës së Serbisë për hegjemoni dhe patronat mbi tërë Jugosllavinë. (po aty, 55)
Në vitin 1972 Titoja dhe Kardeli i ndërprenë reformat ekonomike të nxitura më 1966. Industritë e vogla private, të inkurajuara gjatë reformës u kufizuan në të mirë të ndërmarrjeve industriale të mëdha me humbje, karakteristikë për ekonominë e planifikuar. Pra, programi i racionalizmit e rriti shkallën e papunësisë në mbarë vendin. Kësaj gjendje iu shtua edhe kthimi i qindra mijëra punëtorëve nga jashtë, kurse në pjesët më pak të zhvilluara të Jugosllavisë si në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Serbinë Jugore numri i të papunëve arriti në 20 përqind. Për t’i luftuar këto vështirësi Jugosllavia ndoqi të njejtën rrugë si Polonia, Hungaria dhe Rumania duke marrë haua të mëdha në tregjet financiare ndërkombëtare, kështu më 1982 borxhi i Jugosllavisë arriti në 18.5 miliard dollarë. (Glenny Misha, 2007, 622)
Me vdekjen e Titos me 1980, si në Kosovë, në Jugosllavi, por edhe në Botë pritej se çfarë do të ndodhte me Jugosllavinë dhe si Jugosllavia do ta vazhdnte jetën e vet edhe pa Titon, (Memoriale: Vllasi Azem, 05.11.2008). Në varrimin e Titos, me 4 maj 1980, morën pjesë udhëheqës nga 122 vende, përveç Presidentit Amerikan Ronald Regan. Këto personalitete e shfrytëzuan këtë rast për bisedime intensive.
Qyshë nga agresioni sovjetik në Afganistan, Bota u mbërthye nga një luftë e dytë e ftohtë. Ko ndërhyrje e Rusisë në Afganistan i mundësoi Jugosllavisë përmirësin e mardhënive me Perendimin. (Glenny Misha, 2007, 622) Medeleine Albright (sekretareja e SHBA) si punonjëse e administratës së Carter-it, kishte marrë pjesë në ceremonine e varrimit të Mrshall Titos, siç thoshte ajo, njeriut të fortë të Jugosllavisë dhe në vitet pas vdekjes së tij, Federata jugosllave nisi të shpërbëhej. Kishte probleme të thella ekonomike dhe shume pakënaqësi midis grupeve etnike që përbënin popullsinë e vendit. (Albright, Medeline, 2004, 415). Duke ngjallur reaksione të vazhdueshme nga përfaqësuesit e republikave dhe krahinave autonome, në veçanti të Kroacisë, Sllovenisë, dhe Kosovës. Pak vite pas Titos, duke mos u kontrolluar nga qendra, secila nga republikat dhe krahinat autonome ishinë kthyer në shtet brenda shtetit. (Buja Ramë, 2007, 56) Kur u pa qartë se Luftës së Ftohtë po i vinte fundi dhe se regjimeve komuniste u kishte ikur koha, u krijuan mundësi për lindjen e udhëheqësive të llojit të ri. (Albright, Medeline, 2004, 415).
Pra, me Kushtetuten e vitit 1974 dhe pa Titon u pa se nuk shkohej më tutje. Përpjekjet serbe bëheshin për të zhvlerësuar Kushtetutën e vitit 1974, ndërsa popullata shqiptare e Kosovës kërkonte që Kushtetuta e vitit 1974 të ngritej edhe më. Kjo solli deri te fillimi i demonstratave të studenteve shqiptarë në Kosovë më 1981 që krijuan një klimë të tensionuar politike. Serbët, numerikishtë pakice, kërkonin diçka më të tepërt se që ishte në Kushtetuten e vitit 1974, shqiptarët insistonin se stabliteti mund të rikthehej vetëm me zgjidhjen e problemeve, paknaqësive sociale, me raealizimin e një efkasiteti më të mirëfilltë të funksionimit të sistemit politik dhe kurrësesi me reduktimin e të drejtave që kishin fitur më 1974. (Memoriale: Vllasi Azem, 05.11.2008).

LEVIZJET POLITIKE TË SERBËVE TË KOSOVËS 1981-1989

Sipas regjistrimit të popullësisë më 1981, me pjesëmarrje pothuajse të plotë, Kosova kishte përafërsishtë 1.585.000 banorë, prej të cilëve 1.227.000 (77 për qind) ishin shqiptarë, ndërsa 210,000 (13 për qind) ishin serbë.
Gjatë viteve 80, serbët shprehën shqetësime për diskriminimin e tyre nga qeveria krahinore e udhëhequr nga shqiptarët e Kosovës, dhe po kështu në të njejtën kohë shqiptarët e Kosovës shprehën shqetësime lidhur me zhvillimin e pakët ekonomik dhe kërkuan liberalizimin politik dhe statusin e Republikës për Kosovën. Nga viti 1981, shqiptarët e Kosovës organizuan demostrata, që u shtypën nga ushtria e RSFJ-së dhe forcat policore të Serbisë. (Arbur, Luizë, Prokurore, 22 maj 1999, Hagë, Holandë).
Demostratat e studentëve shqiptarë të Universitetit të Prishtinës më 1981 kishin krijuar një ndasi të theksuar në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Në takimin e Komitetit Krahinorë të Lidhjs së Komunistëve të Kosovës me 6 prill 1981 u vlersua se demostratat ishin një ngjarje që goditën stabilitetin politik në Kosovë duke rrezikuar shumë pozitën kushtetuse të vitit 1974, ndërsa në mbledhjen e Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë shprehej brengosja lidhur me ngjarjet në Kosovë, kështu në mbledhjen e mbajtur nga fundi i prillit 1981 theksohej se ngjarjet në Kosovë kanë ndodhur për shkakë se Serbia nuk kishte kompetenca mbi Kosovën, se s’kishte mundësi ta mbikëqyrte gjendjen e sigurisë. (Bernard Loky, 2007,.151)
Në intervisten dhënë Tanjugut me 12 maj 1981, sekretari federativ i Punëve të Brendshme, Franjo Herviliqi, duke kritikuar demostratat në Kosovë në fillim të vitit 1981 thotë: kemi mjaftë të dhëna konkrete se në shfaqjet e irrendentizmit dhe nazionalizmit shqiptarë ushtron ndikim të vazhdushëm RPS e Shqipërisë me anë të institucioneve të veta informative, propoganduse dhe politike, duke përfshirë edhe përfaqësitë diplomatike, e të tjera.
Gjithashtu pala serbe kritikon nëpër deklarat zyrtare bashpunimin dhe veprimtarinë e përfaqësuesve shqiptarë në vendin tonë (Jugosllavisë A-B) e veçmas me KSA të Kosovës. Përfaqësuesit e RPS të Shqipërisë, në takimet me qytetarët tanë të kombësisë shqiptare, janë paraqitur me teza mbi pozitën gjoja të pabarabart të shqiptarëve në RSFJ. . (Gjithashtu ata kritikohen A-B) se kanë folur se duhet të bëjnë presion në autoritetet jugosllave për plotësimin e kërkesave të caktuara. Ata kanë vizitar rajonet ku jetojnë pjestarët e kombësisë shqiptare në vendin tonë, kanë mbledhur shënime mbi gjendjen në këto rajone, kanë ndezur pakënaqsinë e pjestarëve të kombësisë shqiptare dhe kanë përhapur urrejtjen ndaj kombëve dhe kombësive tjera. (Agjensia Gazetare Tanjug, 1981, 188).
Pala serbe vazhdon të kritikojë përfaqësuesit nga Shqipëria (A-B) se kanë përkrahur aksionet kontrarevulucionare në Kosovë dhe janë angazhuar në lansimin e dizinformimeve të ndryshme, duke shkelur me këtë rast edhe rregullat themelore që vlejnë për diplomatët. Duke theksuar një varg çështjesh që veprojnë në mënyrë të sinkronizuar organet zyrtare shqiptare, emigracionin shqiptar dhe irrendentistët në vend. Kështu p.sh për idenë e Republikës së Kosovës, është paraqitur nga viti 1967, duke bërë propaganda bashkërisht dhe në mënyrë të sinkronizuar shërbimi informative shqiptar dhe organet e tjera zyrtare, emigracioni fashistë shqiptarë dhe organizatat proshqiptare në botën e jashtme, si dhe nacionalistët dhe irredentistët në vendin tonë. Si rezultat i kësaj janë aksionet armiqësore kundër Jugosllavisë. Kështu, pas demostratave të vitit 1968, irredentistët dhe nacionalistët shqiptarë bënë aksione më të mëdha propagandistike në vitin 1973 dhe 1974. Me rastin e 100 vjetorit të “Lidhjes së Prizrenit” në vititn 1978 në Prishtinë dhe në disa vende tjera të KSA të Kosovës u shpërndan pamflete të shkruara nga pozitat e PPSH, me thirrje shqiptarëve të Kosovës “në luftë për çlirim dhe bashkim me Shqipërinë”. Karakteristikë e të gjitha këtyre aksioneve armiqësore është thirrja shqiptarëve në Jugosllavi në luftë kundër sistemit në vend dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. . (po aty, 189). Duke vazhduar, pala serbe thotë se (A-B) shërbimet e sigurimit (po aty, 189). (Jugosllav A-B) e penguan aksionin propagandus me përmasa të gjera, që ishte planifikuar në fund të nëntorit të vititi 1980. Një numër të madh të parullave me përmbajtje nacionaliste-irredentiste Organizata proshqitare “Fronti Kuq” i solli nga bota e jashtme, ndërsa në vitiet 1979-1980 u zbuluan pesë grupe në Prishtinë dhe Ferizaj. Në mbarim të vitit 1980 dhe gjatë vitit 1981 u zbulua edhe një grup illegal që vepronte në bashkëpunim me organizatën proshqiptare “Fronti i Kuq”.
Prej vitit 1974 deri në fillim të vitit 1981 Shërbimi i Sigurimit Shtetror në Kosovë identifikoi më se 600 persona që kanë vepruar (po aty,189) në mënyrë më pak ose më shumë të organizuar nga pozitat irredentiste-nacionaliste.
“Shkrimet e “Zërit të Popullit” si dhe sjellja e organeve zyrtare të Shqipërisë së Enverit ndaj demarshit shtetëror jugosllav, në të vërtetë, janë vërtetime të përzierjes së Tiranës në punët e brendshme të Jugosllavisë” kështu tha në Kuvend me 10 qerrshor të vitit 1981, zadhëns-sekretari i Punëve të Jashtme Millorad Peshiqi, duke theksuar se Tirana është “baza e irredentizmit”, “Rruga që ka zgjedhur udhëheqësia shqiptare – tha Pashiqi, – është aventuriste dhe shumë e rrezikshme për nga pasojat e veta, para së gjithash për Shqipërinë dhe popullin shqiptarë”. (po aty, 190).
Një shkrim nga Sllavko Curuvija dhe Ivan Torov “Marrshimi Drejt Luftës (1980-1990” i botuar në librin “Makthi Etnik i Jugosllavisë” (Buja Ramë, 2007, 64) (1998) ndër të tjera thotë: “Në pranveren e vitit 1981 shqiptarët e Kosovës u bënë sfidën e parë të madhe trashigimtarëve të Titos. Disa mijëra prej tyre dolën duke kërkuar “Kosova Republikë”, d.m.th. shkëputje nga Serbia. . (po aty, f 65).
Këto demostrata ishin pretekst i mjaftueshëm që regjimi serb në Beograd të detyronte Jugosllavinë që në emër të mbrojtjes së serbëve të dërgonin forca policore-ushtarake në Kosovë. Kjo politikë kishte marrë hovë posaçërisht në gjysmen e dytë të dekadës së 8. Së pari u instalun forcat e milicisë federative në Hajvali të Prishtinës, të cilat i inauguroi ish-kryeministri jugosllav nga Bosnja, Branko Mikuliq, me ministrin e milicisë federative serbin Dobroslav Qulafiq, kryeministrin serb Desimir Jevitiq dhe kolegun e tij Nazmi Mustafa nga Kosova.
Për ta realizuar pushtimin e Kosovës si “djep serb” dhe “për mbrojtjen e serbëve e malazezve të persekutuar” regjimi organizon grupe të kontrolluara mirë, mitingje të ndryshme ku kërkohen armë për t’i vrarë shqiptarët ose për t’i dëbuar në Shqipëri. Madje, në tërë këtë lojë politike shumë primitive shfrytzohen edhe fëmijët. (Bylykbashi Ilaz, 1996..32).
Opinioni publik serb do ta përqendrojë vëmendjen e tij mbi fatin e serbëve të Kosovës (210 000 në vitin 1981), numri i të cilëve shkonte duke u zvogluar. Pa përmendur aspektin ekonomik të këtij migrimi (serbët rural të Kosovës kërkonin punë në qytetet serbe jashtë Kosovës), ata ngulnin këmb në aspektin politik: nën ndikimin demografik dhe nacionalist shqiptar, serbët do të zhduken nga një rajon që është streha e disa prej monumenteve të tyre më të bukura të mesjetës (Bernard, Loky, 2007, 151) Azem Vllasi, një figurë udhëheqëse e Kosovës në ato vite, në memorialet e tij për atë kohë cekë fjalët e Drazha Markoviqit “Në Serbi nuk ka nacionalizëm dhe nuk është asnjë burim i nxitjes së nacionalizmit serbë, që do të thotë se nëse reduktohet pozita e arritur kushtetuse në Kosovë dhe nëse Kosova rikthehet nën ombrellen politike institucionale serbe siç ishte në kohën e Rankoviqit, atëherë as në Serbi nuk do të ketë nacionalizëm tjetër”.
Gjatë viteve 1983-1984 gjendja e krijuar me demostratat e 81-shit filloi të kthehet në njëfarë stabiliteti, përkatësisht jetë normale në Kosovë. Kjo qetsi në Kosovë nuk i pelqente Beogradit, sespse ata nuk donin t’i largonin nga rendi i dites raportet kushtetuese. Për të mos ndodhur kjo ata filluan përmes mediave të Beogradit në mënyra të ndryshme t’i stërmadhojnë rastet e ndryshme që ndodhnin në Kosovë, duke cekur ”se shpërnguljen e serbëve nga Kosova e nxitnin shqiptarët” duke bërë propaganda në nivel federal. Si shkaktare për këto cilësohej udhëheqsia e Kosovës, “e cila nuk arrinte të bënte sigurimin dhe mirqenien e serbëve”. Përveç kësaj serbët filluan nga Beogradi të nxisin serbët e Kosovës që të organizohen për të shkuar në Beograd, për të protestuar dhe ankuar para institucioneve të Serbisë dhe institucioneve Federalele, me pretekst se në Kosovë ata nuk kishin kujtë t’i ankohen jo vetëm kundër dukurive të presioneve të individëve por edhe kundër institucioneve të Kosvoës. (Memoriale:Vllasi, Azem. 05.11.2008). Për shpërnguljet që ndodhën gjate viteve 70 dhe 80 nga dijetarë të Perendimit u shpjeguan si pasoj e zhvillimeve sociale dhe papunësia, se nga kjo pasuan: gjenocid fizik, politik, kulturor, djegie, vrasje, dhunime, shëmtime, sundim i terrorit fizik dhe psikik, disfata historike, intriga” etj. Për një pozitë të tillë të serbëve faji iu hidhej shqiptarëve (Hoxhaj Enver, www.scribd.com, 20.10.2008, f.106).
Secila ngjarje që ndodhte në Kosovë apo edhe protestat edhe nëse ishin nga 20 serbë në Beograd, ato nga mediat e Beogradit stërmadhoheshin dhe jipeshin në opinion si ngjarje të rendit të parë në Jugosllavi. Kështu, edhe në vitin 1984 mediat serbe u paraqitën edhe me një temë tjetër ”dhunimin” e femrave serbe nga meshkujtë shqiptarë në Kosovë. Bile Arkimandriti ortodoks, Atanasie Jevtiq, sa i përket “dhunimit të vajzave dhe të plakave në fshatra dhe të murgeshave në manastire”, e bëri temë kryesore në një libër të botuar në Beograd më 1984. ”. (Malcom Noel, 2001, 353).
Ndërsa shteti shqiptar si kundërreagim ndaj këtyre ngjarjeve (A-B) reagoi me një artikull “Problemet e Kosovës mund të zgjidhen vetëm me urtësi e gjakftohtësi”. Shtypi botëror i bëri jehonë këtij artikulli. Disa gazeta kishin botuar pjesë të rëndësishme të tij, sidomos ato pjesë ku kritikohej fort qëndrimi dhe veprimet antishqiptare të serbomdhenjëve. Artikulli i një gazetareje austriake (Kristinë fon Kol, artikulli me titull “Pyetje të vështira”, botuar në gazetën “Di Prese”, më 13 janar 1984), fliste më hapur për qëndrimin tonë (të Shqipërisë A-B) dhe citonte sidomos pjesën ku hidhen poshtë akuzat për shkaqet e largimit të serbëve dhe malazezëve nga Kosova. (Hoxha Enver, 1999,.274)
Këto mitingje (të serbëve) filluan nga viti 1985. Ato nxiteshin nga Beogradi, veçanërisht nga Akademia e Shkencave dhe nga atje vinin njerëz për t’i organizuar serbët e Kosovës për hapa të ndyshëm, siç ishte Dobrica Qosiq, që vinte ilegalishtë te serbët e Fushë-Kosovës. Kjo çoi edhe te “Lufta Kulturore”. Një luftë e këtillë propaganduese antikosovare filloi të shprehej edhe përmes librave. Akademikët dhe shkrimtarët serbë nuk lanë segment që ka të bëjë me historinë më të re, apo më të vjetër të shqiptarëve, për të trajtuar në mënyrë krejtësisht të pa pranushme, me qasje të theksuar antishqiptare, siç ishte botimi i një studimi mbi Konferencën e Bujanit më 1985 ku trajtohej si burim i seperatizmit, sepse në Konferencën e Bujanit ishte kërkuar që pas luftës antifashiste të pasonte ndarja e Kosovës nga Serbia dhe bashkangjitja e saj me Shqipërinë. (Memoriale: Vllasi. Azem. 05.11.2008). Disa intelektual shqiptarë u sulmuan se kishin qendrime “nacionaliste” në shkrimet e tyre. Njëri nga ata ishte Ali Hadri, i cili u detyrua të jepte dorheqje nga pozita e drejtorit të Institutit të Historisë. Më 1985 u botua libri i Dimitrije Bogdanoviqit “Knjiga o Kosovu”, i cili akuzonte popullin shqiptarë se ai po përpiqej të krijonte një krahinë “etnikishtë të pastër”. (Malcom Noel, 2001, 352) Por më e keqja ishte se në formuet politike në nivel të Serbisë i pranonin këto teza dhe platforma nga shkrimet e ndryshme para se gjithash të Akademisë së Shkencave të Serbisë dhe ato i materializonin në një politikë të hapët antishqiptare, dhe në atë mënyrë vinin deri te thellimi i dallimeve në mes të serbëve dhe shqiptarëve. (Memoriale: Vllasi, Azem. 05.11.2008). Ndërsa parulla e viteve 80-ta e cila përshtatet me këtë ishte: “armiqtë e Serbisë e të Jugosllavisë janë shtresat e arsimuara të shqiptarëve, ndërsa të ndershëm janë vetëm bujqit, fshatarët dhe analfabetët shqiptarë. (Islami Hivzi, 1990,.148).
Udhëheqësia e Kosovës e gjetur në këto pozita jo vetëm që nuk dinte por as që ishte në gjendje të vepronte, të hynte në luftë propagandistike me serbët, apo vetëm t’i jepte vështrimet politike se shkrimet e tilla i kanë qëllimet e caktuara që të zgjojnë disponim antishqiptarë, që kanë për qëllim destablizmin e gjendjes në Kosovë, sepse shkrimet e tilla zgjonin reagime të kundërta në Kosovë. (Memoriale: Vllasi, Azem. 05.11.2008).

Njërit nga rastet e shumta që iu dha publicitet shumë i madhë kishte ndodhur (A-B) më 1 maj 1985 në ditën e festës së puntorëve, ishte “Rasti Martinoviq”. Ky ishte një serb 56 vjeçar nga një fshatë në rrethinën e Gjilanit, puntor i ushtrisë, punonjës në shtëpinë e armatës, ai i kishte futur vetës shishen në bythë për të bërë vetknaqësi, (Memoriale: Vllasi, Azem. 05.11.2008) iu kishte thyer dhe kishte pësuar plagë shumë të rënda. Ai pohonte se atë ia kishin bërë dy shqiptarë me maska në një arë afër shtëpisë së tij, të cilët fillimisht e kishin lidhur dhe e kishin plagosur në atë mënyrë. Sipas Martinoviqit, qëllimi i shqiptarëve ishte që ai të shpërngulej për t’ja merr tokën. (Malcom Noel, 2001, 352). Burimet shqiptare sollën një sqarim duke thënë se ky ishte një njëri homoseksual, i cili kishte pësuar një aksident në një akt vetëknaqësie. Kur është marrë vesh se atë aktë nuk e kishin bërë shqiptartët pasoi suspendimi i Martinoviqit, por edhe i kolonelit Nova Ivanoviq , i cili si komandant i garnizonit të Gjilanit dhe njëri me integretet iu kishte ndihmuar organeve kosovare të sigurimit per zbulimin e rastit Martinoviq. Ai shkoi në spital dhe fshehurazi e incizoi bisedën e tij me diktafon kur Martinoviqi i thotë kolonelit të mos te merrnin askend në qafë se “vetë kame faj”. Mirpo, prej frikes nga eprorët e tij se për këtë informat mund t’i nxirrnin telashe, koloneli me puntorët e sigurimit e asgjeson kasetën, mirpo rasti si rast arrihet të zbulohet dhe Koloneli me pastaj është ndjekur edhe penalishtë. (Memoriale: Vllasi, Azem. 05.11.2008).
Mirëpo, shtypi i Beogradi e vazhdoi fushatën e tij. Publiciteti arriti deri në atë shkallë saqë ky rast u desh të shtrohej në korrik të vitit 1985 në Kuvendin Federativ të Jugosllavisë, e më pas edhe në shkurtë të 1986-ës. Më pas gazeta “NIN” filloi një fushat, dhe botoi një libër me 485 faqe, e titulluar “Sllučaj Martinović” (“Rasti Martinoviq”). Fakti se vetëm botimi i parë i këtij libri doli në 50.000 kopje, jep të kuptohet se në ç’shkallë kishte arritur fushata në opinionin publik serb. (Malcom Noel. 2001, 353).
Si qendër e të gjitha forcave nacionalshovensite serbe u bë Fushë-Kosova, aty u formua “Këshilli për mbrojtje dhe vetekzistencë të serbëve dhe malazezëve nga Kosova” i njohur si “Shtabi” i Fushë-Kosovës, në krye të të cilit ishte Mirosllav Sholleviq, Bogdan Keceman dhe Boshko Budimiroviq, të cilët kishin si frymëzues shpirtëror Dushko Ristiqin. Pranë këtij shtabi punonte makina e fuqishme propagandistike për “Gjenocidin” shqipar me gjithfarë trillimesh nga më të shëmtuarat, siç ishte gjoja përdhunimi i grave dhe vajzave serbo-malazeze, përfshirë edhe ato të miturat dhe plakat, rrënimi dhe shëmtimi i varrezave, etj. Në vargun e fushatës antishqiptare futën edhe fotografinë e (Cana. Zekeria, 2001,.9) kurdisur e cila paraqiste gruan serbe nga Prekalla e Istogut me pushkë në krah për ta “mbrojtur” jetën nga shqiptarët. Pas mbledhjeve dhe tubimeve të “komunistëve” dhe qytetarëve serbo-malazez, paralajmirimi i shpërnguljes së mjekut Zoran Grujiq u morë si pretekst për tubimin para shtëpisë së tij dhe për organizimin e tubimeve tjera në të cilat kërcenohej me shpërngulje kolektive. Për “shfaqjen” e “nacionalizmit dhe irredentizmit” shqiptarë fajsoheshin arsimtarët kurse burimi i “shqiptarizimit” të Kosovës kërkohej te barazia e gjuhës dhe e shkrimeve. (po aty,10)
Kosta Bulatoviq ishte një aktivist serb me prejardhje malazeze. Ai organizoi në vjeshtën e vitit 1985 një peticion, i cili u bë i njohur si “Peticioni 2016” sipas numrit të nëshkruesve të tij. Ky tekst përmbante jo vetëm kërkesa për mbrojtje të serbëve dhe malazezve në Kosovës, por përmabante edhe pretendime historike për praninë e 300.000 shqiptarëve të ardhur nga Shqipëria në Kosovë që nga viti 1941 (që nënkuptonte kthimin e të gjithë këtyre nga kishin ardhur. (Malcom, Noel, 2001, 354).
Në vitin 1986 serbët e Kosovës, për ta tërhequr vemendjen e opinionit të gjerë Jugosllav dhe Serbisë se kinse janë shumë të kërcenuar, bënë një peticion prej 2000 nënshkrimeve dhe ua dërguan të gjitha instancave republikane dhe federative. (Buja Ramë, 2007, 77).
Në shkurtin e vitit 1986 një grup prej 160 serbësh e malazezësh nga Kosova ia paraqitën ankesat e veta Kuvendit Federal në Beograd. Pas dy muajsh pasoi marrshi i trumpetuar mjaftë mirë “I fshatarëve” në Beograd për të protestuar për shkak të arrestimit të paradokoshëm të Bullatoviqit, për të cilën gjë kishin organizuar dhe mbajtur një demostratë të madhe në qytezen e vendlindjes së tij në Fushë-Kosovë.
Në prillit 1986, Ivan Stambolliqi (Kryetar i Lidhjes së Komunistve të Serbisë) kishte ardhur në Fushë-Kosovë si prishaqefas për të biseduar me ta. Arsyeja për këtë mosdashje, siç u zbulua më vonë, ishte se ai ishte informuar privatisht se në Kosovë regjisorët e Levizjes Serbe, “Organizata Kryesore Nacionaliste” siç i quajti ai, në Beograd i kishin përgatitur një “skenar” armiqësor. Stamboliqi e kishte fjalën për një grup intelektualësh nacionalistë serbë që ishin në pozita të larta, me lidhje e kontakte në parti, ushtri dhe në kishë. Rolin dominues e luante romanicieri, Dobrica Qosiq, i cili më 1968 ishte prejashtuar nga kryesia e partisë për shkak të kundërshtimit të ndryshimeve politike që ndodhën në Kosovë pas rënies së Rankoviqit. Duhet cekur se sinjali i parë publik i kësaj organizate kishte qenë peticioni dorëzuar Kuvendit të Jugosllavisë, në janar të 1986, nënshkruar nga 216 intelektual të shquar, të cilët ankoheshin se serbët po pësonin “gjenocid” dhe kishin deklaruar se “Rasti i Gjorgje Martinoviqit u bë rast i mbarë kombit serbë”. (Malcom, Noel. 2001. 354). Megjithëatë Stambolliqi iu kishte thënë serbëve se problemet që i kishin duhej të zgjidheshin këtu (Kosovë A-B) dhe se nuk kishin nevojë të shkonin në Beograd “sepse shkuarjet dhe ardhjet e destabilizonin vetë Beogradin”. Ai iu tha serbëve se “për problemet reale që i keni do të angazhohemi ne dhe udhëheqësia e Kosovës, por disa synime që u paraqitën këtu dhe që shihen te nacionalizmi i haptë serb, nuk mund të kalojnë në Beograd. (Memoriale: Vllasi, Azem. 05.11.2008).
Me 24 shtator 1986 një gazet e Beogradit botoi një dokument të hartuar nga një ekip anonim i Akademisë Serbe të Shkencave (SANU) (Glenny Misha, 2007, 625), dhe në vazhdimësi botoheshin artikuj të këtij dokumenti me titull “Memorandumi”. Me sa duket ky libër ishte krijuar si një lloj dokumenti udhërrëfyes për qeverinë nga një grup i udhëhequr nga Dobrica Qosiqi më 1985, ndëra teksti i plotë u botua përfundimisht më 1989 (Malcom Noel, 2001, 354). Ky memorandum gjeti mishërim edhe te Sllobodan Millosheviqi, i lindur më 1941 .( Lory.B.2007. 152)
Në këtë memorandum ishin te gjitha temat e urrejtjes së nacionalizmit serb kundër Titos, por edhe kritikat tjera të ashpëra për kushtetuten e vitit 1974, e cila siç thuhej, e kishite ndarë Serbinë në tri pjesë. Në pjesën e dokumentit “Mardhënjet ndërmjet Serbisë dhe krahinave tjera autonome” thuhej se që nga viti 1981 shqiptarët në Kosovë u kishin shpallur “luftë” serbëve. Atë që dokumenti e quante “gjenocid fizik, politik, juridik dhe kulturor” ndaj popullatës serbe, sipas këtij dokumenti, ishte disfata më e madhe serbe që nga viti 1804. Këtu përmendej edhe rasti Martinoviq, i cili përshkruhej si rasti që të përkujtonte preiudhat më të zeza turke të nguljes së njezve në hunjë. Në këtë tekst permendeshin statistikat e rreme për 200.000 serbë të shpërngulur gjatë dy dekadave të mëparshme. (Malcom, Noel, 2001, 355). Pra, aty thuhet se gjenocidi fizik, politik, ligjor dhe kulturor kundër popullatës serbe ne Kosovë dhe Metohi është disfata serioaze e Serbisë. (Hoxhaj Enver, www.scribd.com, 20.10.2008, f.84). Memorandumi ishte një manifest i flakt i nacionalizmit serb. (Glenny Misha, 2007, 625) Autoritetet komuniste e dënuan këtë memorandum. Ivan Stamboliqi, kryetar i partisë serbe e quajti “Nekrologji të Jugosllavisë”, (po aty, 626)
Konkluzioni që nxirrej nga ky memorandum ishte se qeveria duhej të siguronte: kushte objektive dhe afatgjate për kthimin e popullit të shpengulur (popullit serb-A.B) dhe përfundimi i përgjithshëm ishte se “intigriteti i popullit serb” duhej të bëhej interesim madhor i politikës së ardhshme serbe. (Malcom, Noel, 2001, 355). Ky memorandum ishte elaborati i katërt, mirëpo kësaj radhe i përpiluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë. (A-B) Ky memorandum të gjithë serbët nga të gjitha shtresat e popullit i indoktrinoi me mitin për Kosovën “djep të Serbisë mesjetare”, “tapinë e së cilës e mbante Shën Sava“ e cila duhej çliruar, gjë që nënkuptonte pushtimin e saj dhe marrjen hak, që në fakt nënkuptonte masa gjenocidale. (Arifi-Bakalli Emine, 1997, 153)
Pra, politika hegjemoniste e Beogradit zyrtar e mbështetur në Memorandumin e akademikëve serbë kishte marrë përsipër të bënte serbizimin e Jugosllavisë përmes asaj që njihet si jogurt-revuluioni serb. (Gashi Ibrahim, (www,Kosovapress.com) Koha 12:45, 2008)
Për të realizuar këtë qëllim Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë donte ta sillte një njëri i cili do ta mirrte bajrakun, se për këtë nuk ishte i denjë Strambolliqi, ndërsa strategjia e Dobrica Qosiqit ishte kërkonte të promovohej një udhëheqës si “Mbrojtës i serbëve” (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008). dhe radha i erdhi Sllobodan Millosheviqit (A.B).
Në prill të vitit 1986 një grup aktivistësh serbë dhe malazezë, idhëtar të Bullatoviqit, kishin ndërmend të organizonin një protest tjetër të madhe në Beograd. Ata i kërkonin partisë (Malcom Noel, 2001, 355). serbe, që Stamboliqi të vinte e të fliste me ta në qytezën e Fushë-Kosovë. Kësaj radhe Stambolliqi, i cili kishte mbajtur disa fjalime në të cilat kishte kritikuar nacionalizmin serb, nuk shkoi në Kosovë sepse nuk deshi te hynte në një strofull armiqësor, por dërgoi zëvendësin e tij Sllobodan Millosheviqin. Siç kujtonte më von Stambolliqi, Millosheviqi kurrë më herët nuk kishte pasur interesim për Kosovën, madje njëherë kishte thënë “Leri krahinat, t’i kthehemi Jugosllavisë!”. (Malcom Noel, 2001, 355). Por, si u pa më vonë, kjo nuk shkoi gjatë (A.B).
Udhëheqësia e Kosovës e dinte se serbët e Kosovës po e thërrisnin Millosheviqin që të vinte në Fushë-Kosvë, para 20 prillit, në kohen kur Vllasi ishte Kryetar i Komitetit Partiak të Kosovës dhe Millosheviqi të Serbisë. Duke u nisur nga këto raporte, Vllasi përmes telefonit i kërkon Milloshit mos të vinte në Kosovë, pra të mos iu përgjigjej mangupëve, duke i thënë “se ju tani po doni të na bëni neve probleme në Kosovë”. Sidoqë të jetë, mirren vesh që Milloshi mund të vinte në Fushë Kosovë e të bisedonte me qytetarët serbë, mirpo vetëm sipas programit që do ta përpilonte udhëheqsia e Kosovës dhe si pikë kryesore do të ishte që udhëhëqsia e Kosovës të bisedonte troq me të, për t’i thënë “se kështu nuk shkon”.
Sipas skenarit parashihej që Miloosheviqi të vinte me 24 prill 1987 në orën 12,00 kur ishte paraparë edhe takimi i Kryesisë së Komitetit Krahinor të Kosovës me Millosheviqin dhe atë së paku 5 orë, kurse në orën 5 të shkonin në Fushë të Kosovës në sallën e Hekurudhës ku mund të hynin serbë dhe shqiptarë. Pra, do të kishte miting në sallë e jo në fushë.
Mirëpo kjo nuk u realizua, sepse Millosheviqi kishte përgatitur skenarin e vet. Ai për t’i ikur kontaktit me udhëheqësinë e Kosovës dhe që të takohet drejtpërdrejt me qyetarët (serb A-B) gënjen se gjoja nuk ka pasur mundësi të arrijë në orën 12, se e kishte paraparë të nisej me hilokopter dhe se hilokopteri ishte qenë në defekt, se dhe ka mundur të arrijë në orën 3 të pas ditës. E gjendur në këto rrethana, Udhëheqësia e Kosovës medoi së pari të shkojë në tubim me qytetarët në sallën e hekurudhës, por me të arritur në vend shohin se aty nuk kishte njeri dhe kuptojnë se ishte pergaditur një skenar. Vllasi duke kujtuar atë ditë thotë se erdhi njëfarë Balasheviqi që ishte pjesë e atij skenari dhe sekretar i Organizatës së Partisë shtihet kinse nuk i njihte udhëheqësit kosovar dhe ju drejtohet “Shiqoni qytetar, kanë shku në sallen e kulturës”. Siç thotë Azem Vllasi, duke parë këtë “u binda se diçka ishte përgatitur”. Megjithatë shkojnë në sallë dhe se mbrenda kishin hyre serbë e shqiptarë, por jo “zhurmagjitë” të cilët kishin mbetur jashtë sipas planit të përgatitur dy-tre ditë mëparë për të shkaktuar eksese. Ata kinse ishin duke rregulluar një trotuar me qëllim që gurët e atij trotuari ti shfrytëzonin per t’i gjuajtur policinë, (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008) si projektues i këtij skenari jashtë salles ishte Mirosllav Sholeviq, i cili kishte paraparë edhe konfliktë me policinë, pra duke i shfrytëzuar edhe gurët të cilët i kishin sjellur me kamion. (Malcom Noel, 2001, 355). Më pas fillon edhe mbledhja. Millosheviqi dinte per skenarin e përgatitur jashtë, (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008) Duke dëgjuar me kujdes fjalimin e mllefosur të një përfaqësuesi lokal në “Shtëpinë ë Kulturës” jashtë shpërthen një përleshje ndërmjet turmes së madhe serbe dhe policies. Policia reagon me shkopa gome. Millosheviqi ndërpet mbledhjen dhe del përjashta për t’iu drejtuar turmes (Malcom Noel, 2001, 355) ku ishin derdhur mbi 10 mijë serb e malazez. Nga kjo shihet qarët se ky planifikim ishte i organizuar deri në detaje, jo vetëm me miratimin e Beogradit, po edhe ndersimin prej andej. Millosheviqi u gjend shpejt ku e “lypte vendi”. Sekretari krahinor i Punëve të Brendëshme kishte njoftimin se masat e popullit do t’ia mësynin Prishtinës për demostrata rrënuese, kështu që u dërguan forcat e policis për të penguar dhe për të mbjatur rendin, por ato u pritën me breshërinë e gurëve dhe sharjeve, duke hedhur parullat “Duam liri”,”Jetën e Japim Kosovën se Japim”,”Vrasës etj. (Cana, Zekeria, 2001.10) dhe në atë rast shqiptoi fjalët, për fatin e tij para kamerës – mbi të cilat ngrihej karriera e tij e ardhshme politike: “Askush nuk duhet të guxojë t’iu rrahë!” Turma e ndezur dhe e ngazëllyer nga këto fjalë filloi të brohoriste “Sllobo-Sllobo!” (Malcom, Noel, 2001, 355). Pra Millosheviqi u ngrit në maje të liderit serb, të quajtur vozhd (Cana, Zekeria, 2001, 9). Fjala e vozhdit mund të përmblidhet në disa pika si; 1) Jugosllavia është e dërrmuar nga seperatizmi dhe nacionalizmi në shumë pjesë të saj, por veçanërisht në Kosovë; 2) Vazhdon të jetë e pranishme vetëdija nacionaliste për pastërtinë etnike të Kosvoës si bashkësi shoqërore-politike e kombësisë shqiptare; 3) Porosia për serbët e malazezët është: të rrinë në tokën dhe në shtëpitë e tyre; 4) Jugosllavia nuk mund të ekzistojë pa Kosovën, ajo do të dezintegrohej, prandaj Jugosllavia e Serbia nuk do ta japin Kosovën. (po aty, 11).
Ndërsa Vllasi thot se ishte në dy mendje të dal mbas tij apo jo, pasi dinte se çfarë propagande do të bëhej në mbrëmje nga mediat, vendos të dalë për arsye se ishte në territor të tij dhe për të parë së afërmi se çfarë po ndodhë dhe kjo sot e kësaj dite jipet nëpër dokumentarë, në emisione te ndryshme. Pas kësaj janë kthyer në sallë dhe kanë vazhduar mbledhjen deri në mengjes, (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008) ose më saktësisht 12 orë. Diskutuesi i parë ishte Sreten Martinoviq, i njohur për eksponimet nacionaliste dhe shoveniste. Sipas tij tubimet protestuse të serbo-malazëzve (Cana. Zekeria, 2001, 11) nuk ishin kundër shqiptarëve të “ndershëm”. Ai thoshte se Serbia nuk ishte as republikë, as shtet, sepse Kushtetuta e 1974 qëndronte jashtë brezave të AVNOJ-it, kurse fati i serbëve të Kosovës ishte i njejtë me serbët që gjendeshin në Shqipëri. Pas tij foli gazetari Marko Çupiq, i cili e ndezi edhe më shumë situatën e krijuar duke vënë alarmin për forcimin e pandalshëm të lëvizjes seperatiste shqiptare, e cila kishte njerëzit e vet edhe në udhëheqjen e Lëvizjes së Komunistëve që nga komuna deri në Federatë. Pas kësaj fjala e Daut Bugujevcit (vete i dyti) u ndërpre nga fishkëllimat dhe potera. Në vend të komisionit për parandalimin e shpërnguljes së serbo-malazezëve u kërkua të ngrihej në shkallë të Serbisë dhe të Jugosllavisë, në komisionet për kolonizimin e Kosovës në mënyrë që të arrihej shkalla e struktura nacionale e vitit 1941, të merrej vendimi për ndalimin e flamurit shqiptarë si dhe të bëheshin ndryshime esenciale në Kushtetutë, kërkesa këto që i parashtroi Vujadin Millanoviqi (Profesor i Fakultetit Filozofik të Prishtinës), i cili shtonte: Krahina nuk mund të jetë element konstituiv i Federatës ngase nuk mund të ketë shtet mbi shtet. Bogdan Kecman këmbngulte për ndëshkimin e të gjithë udhëheqësve shqiptarë pa përjashtim. Shkrimtarja Darinka Jevriq shkoi edhe më tej me fjalën e saj patetike: ”Derisa të mos nxirren para gjykatës krerët shqiptarë nacionalistë, nuk mund të flitet për rrjedha pozitive të stabilizimit të gjendjes, sepse krahas me krijimin e Kosovës së pastër etnike krijohet edhe procesi i pastërtisë kulturore”. (po aty, 13).
Vllasi tregon se pala shqiptare nuk dinte çfarë të bënte në ato caste, ta lëshonte mbledhjen apo të vazhdonte të shihte se si po shkonin ngjarjet, të vetëdijshëm se mediat do t’i jepnin publicitet të madh. Vllasi vazhdon: “Unë llogaritjsha” që e shohin edhe opinioni jugosllav me të cilin isha në zorë të madhë, sepse ata nën ndikimin e mediave të Beogradit mendonin se me të vërtetë është problem i madh pozita e keqësuar e serbëve. Vllasi thotë se përfundim të mbledhjes, kah mëngjesi, me Millosheviqin i kam ndërruar disa fjale duke i thënë: “ti nuk je i vetëdijshëm se çfar ka ndodhë. Ai tha se “njerzit po flasin për problemet e veta”. I thashë se këtu pat më shumë se diçka, se ti kinse po mundohesh të distancohesh prej këtyre flliqnive. Milloshi nuk pergjigjet por kërkon të dijë për programin e mëtutjeshëm, ndërsa Vllasi ia kthen se më nuk kishte program dhe se nga sot nuk do ketë raporte mes nesh dhe asgjë nuk është më si deri më sot. Ti nuk je i vetëdijshëm çka ke bërë sot këtu”. (Memoriale: Vllasi, Aem, 05.11.2008).
Pra, siç shihet, ngjarja filloi me ardhje e Millosheviqit në Fushë-Kosovë, kinse i interesuar për ankesat e serbëve për dhunën e ushtruar nga shqiptarët. Përpos banorëve të Fushë-Kosovës kishin ardhë edhe serbë nga Serbia, ashtu që një numër i personave duhej të mbetej jashtë sallës ku ishte paraparë tubimi. Pas shprehjes së ankimeve nga foltorja dëgjohen edhe zhurmat e të tubuarve që gjuanin me gurë policinë dhe bërtitsnin “po na rrahin, po na rrahin”. Pas kësaj del Millosheviqi i qetë para protestuesve duke iu drejtuar: “Kurkush nuk guxon t’ju rrahë”, “As një fije floku nuk guxojnë të ju prekin” (Htpp/sq.wikpedia.org/Rasti Jogurt-revulucionit / 22.01.2009).
Tri dite pas këtij tubimi u mbajt mbledhja e zgjeruar e KK të LK të Prishtinës e drejtuar nga Ragip Halili si dhe mbledhja e përbashkët e Kryesisë së Kosovës dhe e Kryesisë së LK të Kosovës. Kumtesa e dalë nga mbledhja e parë u muar me analizën e tubimit në Fushë-Kosovë ku thuhej se krahas shqyrtimit të problemeve reale, pati edhe tendenca dhe qëndrime tejet destruktive dhe politikisht të papranushme, por nuk theksohej se cilat ishin ato probleme reale dhe cilat qenë qëndrimet destruktive. Edhe mbledhja e dytë e shqyrtoi informatën e tubimit të 24 prillit dhe e shtroi si detyrë përpilimin e analizës së tërësishme. Në këtë mbledhje Azem Vllasi u zgjodh sërish Kryetar i Kryesisë së KK të LK të Kosovës për një vit. (Cana, Zekeria, 2001, 13).
Nga ky skenar i përgatitur në Fushë-Kosovë nisë edhe (A-B) rasti Jogurt-revulucioni, i cili është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe. Pra, nis me rastin e vizitës së Sllobodan Millosheviqit në Fushë-Kosovë. Përderisa përcjellësit e tij shqiptar (në krye me Azem Vllasin) që e kishin sjellur atë në Kosovë nuk ishin në rrjedha të ngjarjes, kryetari i atëhershëm i Republikës Socialiste të Serbisë Ivan Stambolliqi ishte në dijeni të organizimit dhe kordinimit të protestuesve me Radio Telivizionin e Beogradit dhe Millosheviqin.
Hamdija Pozderac, antarë i Kryesisë së RSFJ nga Bosnjë-Hercegovina, në Kuvendin e Kosovës (më 1987) u premton delegatëve të Kosovës se “nuk do të ketë ndërrime të dhunshme të Kushtetutës dhe se ekstremistëve serbë “do tu mungojë koka e jo siç u tha (nga Millosheviqi) se nuk do t’u mungojë qimja e flokut”. Por, zakonisht ata që deklaroheshin kundër politikës hegjemoniste serbe nuk jetonin gjatë. Edhe Hamdija Pozderaci pas pak kohe humbi kokën. (Bylykbashi Ilaz, 1996, .29).
Në gazetën “Politika” të 20 majit 1987, shkruhej për manastirin e Raskovecit afër Preshevës, d.m.th. jashtë Kosovës, për varret dhe objektet e tjera të tij, thuhet se turqit i kanë ruajtur e shqiptarët sot nuk i ruanin. Më datë 28 maj 1987 në “Politika” shkrimet për shqiptarët ishin dyfishuar nga gjashtë në dymbdhjetë. (gazetëA-B)
Në librat e shtypur “Mbi Kosovën dhe për Kosovën”, si dhe në disa gazeta e organe periodike e gazeta të tjera u përdorën fjalë përbuzëse, u krijuan situata komprementuese për shqiptarët. Në disa gazeta periodike ndodhëte që emrat e shqiptarëve të zëvendsoheshin me shprehjen “njerëz me kësul të bardhë”, në disa shfaqje teatrale shqiptarët paraqiteshin mizorë, hajdutë, spiunë, debilë, në “Letopisu Matrice Srpske” të muajve mars-prill 1987 shkruhej se në disa salla televizive të hoteleve, ku ka edhe shkrimtarë, shqiptarët i quajnë fundrrina; në një nga takimet e mëparshme një shkrimtarë kërkoi që shqiptarët të dëboheshin matanë kufirit; në takimin e fundit, njëri prej këtyre shkrimtarëve i quajti kaçakë të pagdhendur, etj. (Qosja Rexhep, 1990, 540).
Në vjeshtën e vitit 1987 ndodhi vrasja e tre ushtarakve në kazermen e Paraqinit dhe e Azizë Kelmendit. Në Serbi u bë bujë aq e madhe saqë në të vërtet ia arritën qëllimit, (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008). Ky skenar i përgatitur u krye me 3 shtator 1987. Disa officerë të maskuar me shamia të zeza në fytyr futen në fjetoret Nr: 41 e 42 dhe vrasin ushtarët e shenjëzuar paraprakisht nga një për çdo republikë, për ta bindur opinionin vendor dhe botëror kinse “për atentatin e shqiptarëve mbi Jugosllavinë”!!! për ta ngritur ushtrinë dhe policinë kundër shiptarëve dhe kundër institucioneve të Krahinës së Kosovës. Aty u vranë 4 ushtarë: Safet Durakoviq, Sergjan Simiq, Goran Beliq dhe Nazmi Gjinoviq, u plagosën edhe 5 të tjerë. Rrëmbehet Aziz Kelmendi, e nxjerrin në mal dhe e pushkatojnë “kinse në arrati e sipër pas krimit”. Më pastaj i rrëmbjnë edhe shokët e Azizit të ndjerë dhe i burgosin, të cilët pas torturave çnjerëzore i dënojnë “për ndihmë në pjesmarrje në krim”!!! Gjykata Supreme II-K Nr:98/88, me datë 20 prill 1988, Kolegjin e së cilës e udhëhoqi gjeneralmajori Vojsllav Shushunjar, 7 ushtarve shqiptarë krejtsishtë të pafajshëm iu shqiptoi dënime të (Mani, Kadri, 1999, 263) pamerituara me 92 vjet burgim (po aty, 1999, 264). ). Gjykimi është bërë për vepër penale të ndihmës në vrasje për motive armiqësore kundër RSFJ-së ku thuhej se “Aziz Kelmendi kishte urrejtje për ushtarët, të cilit nuk ishin me përkatësi shqiptare,” “Kelmendi nuk ka dashur të bisedojë në gjuhën serbokroate,… Ka folur për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni se jetojnë nën presion (po aty, 264) duke e paraqitur si një shembull tjetër të politikës shqiptare të “gjenocidit” kundër serbëve, me ç’rast Ministria e Mbrojtjes paralajmroi solemnisht: “Armiku ka filluar të përdorë metoda të reja destabilizimi”. Në vazhdim u organizua një funeral për ushtarët e vrarë ku morën pjesë më se 20.000 veta, funeral ky që shkoi drejt varrit të Rankoviqit. Atje u dëgjuan parullat “Shqiptarët jashtë nga Jugosllavia!”. (Malcom, Noel, 2001, 356). Nëpër qarqet ushtarake nëpër Jugosllavi thuhej për shqiptartë se janë mustruma, se gjujnë edhe në ushtarë dhe i kanë futur nëpër burgje. Ushtarët tjerë të kësaj kazerme kanë vërtetuar se ky ishte një rastë ushtarakisht i inskenuar per qëllim të diponimit antishqiptarë në ushtëri dhe në opinionin Jugosllav. (Memoriale: Vllasi, Azem 05.11.2008). Këtë rast gjithashtu e shfrytzoi Millosheviqi për ta sulmuar politikisht mikun e tij Ivan Stamboliqin. Kjo bëri që nga fundi i vitit 1987 Stamboliqi të shkarkohej nga pushteti dhe Millosheviqi të zgjidhej Kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, (Malcom, Noel, 2001, 356).
Vlejnë të ceken edhe ngjarjet e përjetuara në Vushtrri të Misha Glennyit, i cili ishte gazetar i BBC-isë për Evropën Qendrore. Ai thotë se para ndërtesës së komitetit të qytetit një komunistë serb po dënonte me zjarrë “seperatistët dhe irredentistët” shqiptarë, duke ngritur lart vendosmërin e Sllobodan Millosheviqit, prapa të të cilit qëndronin qindra serbë (Glenny Misha, 2007, 626), të rinjë shumica të ardhur me autobus nga Nishi dhe Kragujevci, të cilët brohorisnin “Serbija je stala” (Serbia është ngritur). Misha Glenny ndër të tjera thoshte së shqiptarët përbënin 95 përqind të popullsisë së Vushtrrisë dhe se këtë ngjarje po e ndiqnin në heshtje, se serbët kishin harruar se aty ishte një masë e qetë shqiptarësh. Misha Glenny thoshte se nëpër kokë më vërtiteshin emrat e akronime-Vmro, ushtarësh, çetnikë, rojë e hekurt. Ndonse kjo ishte një shfaqje nacionale kaotike, manifestuesit kishin marrë një pamje plot optimizëm e besim, e cila vinte nga miratimi i plotë i shtetit të fuqishëm. (Glenny, Misha, 2007, 627).
Më 1987 në një tubim të rezervistave jugosllavë në Landovicë ku kishte marrë pjesë edhe Fadil Hoxha, një oficer serb kishte thënë se është biseduar për shqiptarët si dhunues, kurse Fadili ishte pergjigjur se “shqiptarët nuk dhunojnë, por po vinin kamariere nga Serbia apo nga dikah tjetër dhe se ata shkonin të shfryheshin me to”. Këto fjalë stërzmadhohen se kinse Fadili ka thënë se serbet janë kurva e rraspia se ato vinin këtu të dëfreheshin me shqiptarët. Pas kësaj gratë serbe u organizuan dhe shkuan para shtëpisë së Fadil Hoxhës, i ngrehën fustanat duke i thënë Fadilit “hajde…”. Mirëpo, Fadili nuk kishte mundur të dalë t’u shpjegohej, nuk e kishte lejuar e shoqja Vahide. (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008).
Në sulmet kundër gjithçkajes shqiptare në Kosovë, mjerisht edhe lindja si intimitet i jetës njerëzore nuk është lënë anash, madje edhe pasuan atakime nga rrafshi përmes bashkësisë lokale deri në Federatë. Femra shqiptare me përbuzje quhej “lavatriçe” si në tubimet e rrugëve (mitingjet) edhe në forumet politike, në tribunat shkencore, në mjetet e informimit masiv, etj. Në demostratat e femrave serbo-malazeze në vjeshtën e vitit 1987 në Prishtinë (kundër Fadil Hoxhës), përvec kërkesave për armë dhe administrimit ushtarak, u dëgjua edhe parulla raciste “Shqiptarët shumohen shumë, por farën e kanë të prishur”. (Islami Hivzi, 1990, 147). Grave shqiptare u propozohej, madje edhe u “urdhurohej” që të mos lindin më tepër se dy-tre fëmijë, sepse po i prishinin proporcionet kombëtare dhe po sillnin varfëri, ndërsa nga serbet, maqedonet kërkohej të lindnin më shumë fëmijë, sepse kjo ishte në interesin nacional e politik të kombit të tyre.
Ato ditë në Fushë-Kosovë u ngrit edhe një projekt i diskriminimit dhe i ndasisë që ka të bëjë me shëndetin e popullatës-spitalin për lindje dhe mbrojtjen shëndetësore të grave të nacionalitetit serbë e malazezë, ndonëse në këtë komunë të re më se gjysma e popullësisë ishte shqiptare. (po aty, 149). Pra, ky ishte edhe një diskriminim i Kushtetutës së RSFJ-së të vitit 1974, ku në nenin 91 të sajë thuhej: “Është e drejtë e njëriut që lirisht të vendos për lindjen e fëmijëve. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm për shkak të mbrojtjes së shëndetit”. (po aty, 151).
Një rast tjetër mjaftë prekës që kishte ndodhur në Vushtrri, kinse paskan shkuar shqiptarët dhe e kishin hapur një varrezë me një foshnje të posavdekur dhe kinse paskan shkuar qenët dhe e paskanë ngrënë. Vllasi thotë se me të marrë lajmin e kishte dërguar policinë për ta shikuar rastin, porse atje vëretohet se s’ka pasur varrezë të re e as foshnje e lëremë të zhvarrosur, por megjithatë propaganda kishte marrë dheun.
Sa iu përketë dhunimeve të vitit 1987, Vllasi thotë se në çdo të dytën mbledhje të Komitetit Qendror të Jugosllavisë insistohej që Kosova të futej në rend të ditës. Si arsyetim për këtë paraqitej gjendja e padurueshme e serbëve, edhe pse lidhur me gjendjen vazhdimisht paraqiteshin raporte nga Vllasi. Vllasi përpiqej të arsytohej, shpeshherë i shtrënguar nga kiameti, bënte hajgare duke iu thënë: “Po më duket se këta qëllimin e kësaj po e dinë, por nuk e dinë se janë duke i prezantuar shqiptarët asi meshkujsh të fortë sa tashmë po frikësohem se mos vijnë vullnetarishtë serbet, të cilat s’po arrijnë të kënaqen nëpër Sërbi, e të thonë se çfarë meshkujsh qenkan këta”. Përveç kësaj, në atë kohë Vllasi kishte angazhuar policinë për të marrë nga policia federale evidencat e sicilit lloj të kriminalitetit (sepase shënimet prej Republikave dhe Krahinave. Policia i dërgonte edhe në nivel Federativ që t’i kishin ato shënime, sipas strukturës së organizimit). Më konkretisht ai i kishte marrë rastet e dhunimeve në nivel të Jugosllavisë dhe kishte konstatuar se në Kosovë kishte më së paku raste të dhunimit. Në listen e dhunimeve printe Serbia, Kroacia, Sllovenia, Bosnja, pastaj Mali i Zi dhe së fundi Kosova. Rastet e dhunimeve, të gjetura vetëm dy sosh, Vllasi thotë se “ia kemi qitur para hunëve Komitetit Qendror të Jugosllavisë, se serbët reaguan duke qeshur me zorë, kurse Millosheviq thoshte “shiheni këtë” se qfar thotë (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008).
Megjithë këtë, sipas skenareve beogradase edhe gjatë vitit 1988 u organizuan mitingje masive, të organizuara kryesishtë për çështjen e Kosovës (të quajtura “mitingje të së vërtetës”) që përfshinin turmat e paguara nga shteti, të cilat vinin me autobus. Këto lëvizje të turmave organizoheshin nga Sholeviqi dhe nacionalistët e tjerë serbë të Kosovës, që ishin pjesë esenciale e mekanzimit të Milosheviqit, i cili i shfrytzoi për t’i qëruar hesapet e veta me kundërshtarët e tij. Në këtë mënyrë ai e detyroi së pari udhëheqjen e Vojvodinës që të jepte dorheqje, pastaj Malin e Zi ku përmbysi udhëheqjen e saj dhe i zavendosi njerëzit e vet. Në vjeshtën e vitit 1988, me sa duket Kosovës i kishte ardhur radha. Hapi i parë në këtë plan ishte ndërrimi i dy udhëheqësve shqiparë nga mekanizmi partiak në Krahinë, të Azem Vllasit dhe Kaqusha Jasharit dhe t’i zëvendësonte me figura të dëgjueshme për bashkëpunim në shkatërrimin e autonomisë së Kosovës. (Malcom Noel, 2001, 357). Për të arritur këtë qëllim një emisar i Millosheviqit më 1988 në ndërtesën e Kunvendit të Kosovës i kërcenohet ish-udhëheqëses komuniste të Kosovës, Kaqusha Jasharit (pra ishin këto gjëra të inskenuara nga Millosheviqi (A-B) Lidhur me shantazhet e tilla u informua popullata, andaj edhe pasuanë demostratat në Kosovë, Vojvodinë e Mal të Zi me qëllim të mbrojtjes së udhëqjes paritke lokale.
Vlen të ceket edhe rasti i rrënimit të shtëpisë së Adem Shurdhës nga Batusha e Fushë-Kosovës në këtë kohë. Pas shumë mitingjeve të serbëve e malazezëve dhe premtimeve të udhëheqjes partiake të Serbisë dhe të Jugosllavisë për hapa konkret kundër shqiptarëve, përkundër të gjitha normave ligjore në fuqi, u rrënua shtëpia e vetme shqiptare në këtë fshat të banuar me serbë. Pronari i kësaj shtëpie Adem Shurdha me dhunë u largua nga ky fshat për tua plotësuar dëshirën serbëve që të jetojnë pa shqiptarë. Pra ky ishte një testim për spastrimet e mëvonshme etnike që do të bëhen në Kosovë me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike në dëm të shqiptarëve. (Bylykbashi Ilaz, 1996, 47).

Me 17 nëntor minatorët e Trepçës marrin një marsh prej 30 miljesh drejtë Prishtinës (Malcom, Noel, 2001, 357). Me 18 nëntor atyre ju bashkangjitën puntorët e fabrikave, studentët dhe nxënësit (po aty, 358), me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës së 1974 dhe mbrojtjes së udhëheqësve të Kosovës. (Memoriale: Vllasi, Azem 05.11.2008). Mirëpo, në mbledhjen e asaj dite Komiteti Krahinor u pajtua që të pranonte dorëheqjen e dy udhëheqësve partiak të Rrahman Morinës, i cili më vonë u emru kruyetar i ri i partisë në Kosovë.
Në anën tjetër Millosheviqi ishte Forca majeure (forca manhore) – gjë për të cilen u pa të nesermen në mitingun më të madh të mbajtur deri atëherë në Beograd, ku morën pjesë mëse 350.000 veta “Çdo komb e ka një dashuri që ia ngrohë zemrën përgjithmonë”, i tha Millosheviq turmës për Serbinë ajo është Kosova.
Kuvendi i Serbis përgatiste amandamentet për Kushtetuten serbe, me qëllim që ta ngushtonte së tepërmi pushtetin e Kosovës, që Serbia ta kishte pushtetin mbi policinë, gjygjet dhe mbrojtjen civile të Kosvës, si dhe në fushat e tjera si ekonomi, arsim, politik dhe përdorimin e një gjuhe zyrtre. Sipas kushtetutës ekzistuse Serbia mund të propozonte amandamente të tilla, por ato më parë duhej të miratoheshin nga Kuvendi i Kosovës. Duke parë se po i afrohej fundi autonomisë së Kosovës, popullata shqiptare filloi një sërë protestash. (Malcom, Noel, 2001, 357). Rolin kryesor e luanin minatorët e Trepçës, të cilët hynë në grevë urie në zgafellë të minierës, që kërkonin dorheqjen e Rrahman Morinës dhe anulimin e “politikës diskriminuse” të Millosheviqit, ndonse kërkesa e parë ishte “që të mos hiqnin dorë nga parimet fundamentale të Kushtetutës së vitit 1974”, (po aty, 2001, 358) Minatorët gjithashtu ishin të irituar për ndryshimet e planeve dhe konstituimin e një kontrolli më të lartë të Sërbisë mbi Kosovën, e cila kishte 1.7 milion shqiptarë dhe një numër prej 200 mijë serbësh. Doktorët kishin thënë se minatorët ishin në një gjendje të rëndë shendetësore, se ishin të sëmurë nga mushkritë dhe kishin probleme me zemrën pasi kishin kaluar tetë ditë nën tokë. (Pittsburgh Post-Gazette feb 28.1989 ,18) Por, pas tetë ditë greve, pushteti donte të lëshont pe. (Malcom, Noel, 2001, 358) Liderët komunistë të provinces (Kosovës A-B) kërkuan nga grevistët ta ndërprisnin grevën (Pittsburgh Post-Gazette feb 28.1989 .18) duke informuar për dorëheqjen e Morinës, (Malcom, Noel, 2001, 358) drejtues i partisë së Krahinës. Radio Beogradi pati cituar thënien e tij në komentin drejtuar minatorëve të Trepçës: “Unë jamë thellësisht i shokuar dhe duke marrë parasyshë dhe në konsiderat jetën dhe shëndetin tuaj. Kjo është vetëm një arsye që unë kamë paraqitur dorheqjën time” (Pittsburgh Post-Gazette feb 28.1989, 18) (pra kjo ishte vetëm sa për të nxjerrur minatorët nga greva A-B) dhe kështu minatorët ndërprenë grevën. Menjëherë pas kësaj forcat ajrore nisën fluturimet mbi qiellin e Prishtinës, kryeqytetit të Krahinës, për të demostruar force, ndërsa mjetet ushtarake të ngarkuara me ushtarë lëvizën në drejtim të Mitrovicës ku ishin 1300 minatorët etnik shqiptarë të mbyllur nën tokë. Nga Republika fqinje e Maqedonisë erdhi edhe njësia speciale e kësaj Republike me 400 oficerë në Kosovë. Agjensia e lajmeve zyrtare jugosllave Tanjugu, lajmëronte se “ presidenca e Jugosllavisë sot ka marrë masa për të paraqitur gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. (Pittsburgh Post-Gazette feb 28.1989,18)
Në Cankarjev Dom të Sllovenisë ishte përkrahur rezistenca shqiptare në Kosovë, andaj si kundërpërgjigje kësaj në shkurt të vitit 1989 në Beograd nisën demonstratat të përcjellura me protesta masive edhe në qytete tjera të Sërbisë me thirrjet “Burgoseni Vllasin!” Ndërsa Millosheviqi kishte premtuar “Do të burgoset!” (Biografija http://www. nin. co. yu/ 2001-04/05/17360.html)
Qindra vetë u arrestuan. Ndër ta ishte edhe Azem Vllasi, i cili u padit “për veprimtari kundërrevulucionare me qëllim rrezikimi të rendit shoqëror”, për të cilin mund të dënohej me vdekje. (Malcom, Noel, 2001, 358) Serbët demostruan në Beograd të Jugosllavisë pro dorheqjes me forcë të tre liderëve të partisë komuniste të Kosovës, të provinces së dominuar prej shqiptarëve etnik. Llogaritej se 500.000 njerzë të tubuar brohoritnin në kryeqytet për liderin e partisë së Republikës së Serbisë Sllobodan Millosheviqin, i cili kërkoi më shumë kontrollë për Kosovën, një autonomi mbrenda Serbisë. Serbët e përkrahën Millosheviqin të bindur se shqiptarët e Kosovës dëshironin të bashkoheshin me Shqipërinë. (Pittsburgh Post-Gazette 1 mars. 1989.3)
Tashmë rrugët e Millosheviqit ishin trasuar, përveç njërës që duhej ta kalonte, pra të jipej pëlqimi nga Kuvendi i Kosovës për ndryshimet kushtetuese. Meqë tashmë kishte aparaturën policore e ushtarake, njerëzit e administratës brenda dhe jashtë Kuvendit, sigurimin shtetëror kudo, pra edhe në sallën e Kuvendit veproi në dy drejtime për të fituar atë që dëshironte. Nëse deputetët shqiptarë do të votonin për ndryshimet kushtetuese nuk ishte e nevojshme votimi nga ana e mysafirëve dhe të sigurimit, po të dështonte kjo atëherë do të aktivizoheshin mysafirët dhe njerëzit e sigurimit për të marrë numrin e votave të mjaftueshme. Kështu, më 23 mars 1989 u mblodh Kuvendi i Kosovës në rrethana të jashtëzakonshme. Para para godinës së parlamentit ishin vendosur tanke dhe (Malcom, Noel, 2001, 358) autoblinda. Në parlament një numër i madh “i mysafirëve” ishin pjestarë të sigurimit shtetëror, funksionarët e shtetit, zyrtarë të Serbisë, të cilët morën pjesë në votimet e Kuvendit të Kosovës. Amandamentet kushtetuse u miratuan në kushte dhe rrethana, megjithëse pa dy të tretat e shumices normale të votave, që ishin të domsodoshme për ndryshime, përkatësisht konfirmimin përfundimtar të amandamenteve. Pas kësaj u votua në një sesion të jashëzakonshëm dhe solemn në Kuvendin e Serbisë në Beograd me 28 mars 1989 dhe me këtë “Autonomia” e Kosovës kishte mbetur vetëm kujtim. Millosheviq tashti dukej si një forcë që s’kishte të ndalur. Ai ngjalli entuziazëm të papërshkruar në celebrimin masiv të 600 vjetorit të betejës së Kosovës më 28 qershor 1989 (Malcom, Noel, 2001, 359). Ku thuhej se ishin mbledhur një million manifestues. (Lory B, 2007, 152)
Millosheviqi arriti të shndërrohet në një lider “kombëtar” me përkrahjen e Radiotelivizionit të Beogradit, i cili e trasmetonte shumë shpesh fjalimin e Millosheviqit në Fushë-Kosovë si dhe aktivitetet e nacionalistëve serbë në Kosvovë, të cilët organizonin mijëra njerëz të mirrnin pjesë nëpër mitingje, protesta, demostrata në Beograd dhe në qytete të tjera. Millosheviqi duke e shfrytzuar çështjen e Kosovës arriti ta paralizonte opozitën dhe të merrte pushtetin e makinerisë së Partisë Komuniste. (Malcom, Noel, 2001, 356).
Lidhur me këto lëvizje Vllasi thotë se nuk ka pasur asnjë organizat me emër, por të gjitha ishin të nxitura nga Beogradi, ku qe krijuar një far lloj shtabi i njerëzve problematik siç ishin Kosta Bullatoviq, Shulleviq e të tjerë. Në vazhdim pohon se Millosheviqi e kishte larguar në Nish Shulleviqin për siguri të tij, se ai tashmë e kishte kryer misionin e tij. Pra, Beogradi i kishte njerzit e vet për një përdorim të shkurtur dhe i hudhte pastaj. Kështu vazhdoi derisa e okupuan Kosovën dhe Millosheviqi u bë lider i regjimit okupusë. (Memoriale: Vllasi, Azem, 05.11.2008).
Natyrishtë, për realizimin e të gjitha aspirateve pushtuese çerdhja e serbëve ekstrem ishte në Fushë-Kosovë, (që ishte edhe A-B) dhe këtë çerdhe e udhëhiqnin Ivan Stamboliqi, Kryetar i Kryesisë dhe Sllobodan Millosheviqi, Kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, të cilët publikisht thonin në mitingjet e mbajtura në Fushë-Kosovë (1988) dhe Gazimestan (1989) se serbët kanë të gjitha mundësit për realizimin e aspiratave të tyre okupuse, ngase tërë makinerinë ushtarako-policore e kishin pas vetës. (Bylykbashi Ilaz, 1996, 32).

PËRFUNDIM

Apetitet e regjimit të ashtuquajtur Millosheviqian sa vinin mirrnin përmasa më të mëdha. Duke parë këtë rrezik, republikat si Sllovenia dhe Kroacia reaguan. Reagoi edhe populli shqiptar në Kosovë në mënyrën e vet. Anëtarët e LKJ të deriatëhershëm hodhën librezat, pasoi edhe shuarja e Lidhjes Socialiste dhe kjo anëtarësi lindi Lëvizjen Demokratike në Kosovë të prirë nga Dr. Ibrahim Rugova. Pasoi një ndarje totale mes shqiptarëve dhe serbëve e krijuar artificialisht pas Luftës së Dytë Botërore. Inteligjencia kosovare shqiptare, duke ndjerë epilogun, filloi fushatën për pajtimin e gjaqeve, ashtu siç e kishte mësuar këtë popull në të kaluarën. Rrjedhojë e kundërvënies politikës ekspansioniste e robëruese serbe ishte okupimi i Radiotelevizionit të Prishtinës. Por, kjo nuk ndali tashmë shqiptarët të krijojnë themelet e pavarësisë së vet. Shpallja e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik të vitit 1990, pastaj mbajtja e Referendumit ishte kundërvënia më e ashpër politikës okupuese serbe. Republikat si Sllovenia e Kroacia u ndanë me gjak. Pasoi edhe gjakderdhje e tmerrshme në Bosnjë e Hercegovinë. Jugosllavia Millosheviqiane po fitonte armiq tashmë. Pavarësimi i republikave tjera zavendsoi ëndrrën për një Jugosllavi serbe, me gjithë përpjekjet në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovën e cila gjendej si zjarr pa flakë. Millosheviqi përmes mediave sa e sa herë ishte deklaruar “Se gjendjen e kishte më të qetë në Kosovë se në Serbi” duke u përpjekur kështu që Kosovën ta hiqte nga vemendja e botës. Mirëpo gjendja evoluonte ashtu siç evoluonte apetiti i shfrenuar serb (I politikës dhe kishës) kundër shqiptarëve tashti me piksynimin kryesor: Përzënie nga puna, nga shtëpitë dhe shfarosja totale, vazhdimisht duke u përpjekur për të gjetur mbështetje tek miti për Betejën e Kosovës më 1389.
Kështu, Lëvizja politike serbe tregoi dhëmbët e egërsirës së satanës ruse për të satën herë. Edhe shqiptarët në Kosovë e panë se doli boje politika gandiane, andaj rrëmbyen armët. Pasoi lufta për liri dhe ajo u arrit me gjakun e derdhur dhe ndihmën e dashamirësve të lirisë njerëzore. Por, me këtë nuk përfunduan lëvizjet serbe, sepse nga koka e tyre nuk u bjerr nacionalizëmshovenizmi e as pansllavizimi ortodoks për dominim.

Ma. sc. Arben Berisha

Bibliografia

Albright, Medeline, Zonja Sekretare (Autobiografi dhe kujtime), Dudaj, Tiranë, 2004.
Arifi-Bakalli, Emine, Dr. Shqiptarët besojnë në ardhmërinë e tyre, Kombi, New York 1997 dhe Onufri, Tiranë …
Arbur, Luizë, Prokurore, Tribunali Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë, Aktakuzë kundër Sllobodan Millosheviqit për Krime Kundër Njerzimit dhe Shkelje të Ligjeve ose Zakoneve të Luftës , 22 maj 1999 Hagë, Holandë.
Agjensia Gazetare Tanjug, Shqipëria e Enver Hoxhës, Bibloteka aktuale e politike e Tanjugut, Beograd, Korrik, 1981.
Bernard, Loky, Evropa Ballkanike nga 1945 deri në ditët tona, Dituria, Tiranë, 2007.
Buja, Ramë, Dr. Çështja e Kosovës dhe shkatrrimi i Jugosllavisë, AAB, Prishtinë, 2007.
Cana, Zekeria, Dr. Apeli i 215 intelektualëve shqiptarë, Rilindja, Prishtinë, 2001.
Glenny, Misha, Historia e Ballkanit 1804-1999 (Nacionalizmi, Luftërat dhe Fuqitë e Mëdha), Toena, Tiranë, 2007.
Hoxha, Enver, Kosova është Shqipëri, Neraida, Tiranë, 1999.
Bylykbashi, Ilaz, 555… Kronikë (1981-1995), Rilindja, Prishtinë, 1999.
Islami, Hivzi, Dr. Kosova dhe Shqiptarët, Çështje demografike, Rilindja, Prishtinë, 1990.
Malcom, N, Kosova një histori e shkurtër, Koha, Prishtinë & Shtëpia e Librit, Prishtinë-Tiranë, 2001
Mani, Kadri, Shqiptarët janë atje, Koha, Tiranë, 1999.
Qosja, Rexhep, Dr. Letër e Hapur shkrimtarëve serbë pjesmarrës në takimin “Mbi Kosovën dhe për Kosovën”, E vërteta mbi Kosovën. www.albaniapress.com

Related posts

Publikohet sondazhi i fundit, kjo është përqindja që merr VV, PDK, LDK, AAK dhe Nisma

dardanianews

Sondazh: Cili nga këta kandidat mendoni se do të jetë kryetar ardhshëm i LDK-së?

dardanianews

Përplasja e ashpër mes Profesorit të Parisit dhe Dardan Gashit: “Nuk iu bëjnë keq dy-tre ligjërata, ti asgjë nuk dinë, vjen me sha prej France”

dardanianews